Brukseli planifikon shtimin me gjashtë vende të perandorisë së BE-së

Komisioneri për Zgjerimin, Johannes Hahn

Brukseli po ecën përpara me planet e tij për të zgjeruar perandorinë e Bashkimit Evropian duke përcaktuar afate për të marrë në gjirin e tij disa shtete të Ballkanit, shkruan sot gazeta e njohur britanike "Express”.

”Zyrtarët e Bashkimit Evropian kanë vendosur vitin 2025 si afatin për fillimin e procesit, që përfshin Serbinë, Malin e Zi, Maqedoninë, Shqipërinë, Bosnjen dhe Kosovën për t’iu bashkuar unionit. Ai ka filluar edhe përpjekjet diplomatike për përshpejtimin e procesit, pas vitesh të tëra shtyrjeje”, shkruan gazeta.

"Eurokomisioneri për Zgjerimin, Johannes Hahn thotë se ky vendim vjen pas rigjallërimit rus, krizës migratore, regjimit autoritar turk si edhe dëshirës për të nxitur integrimin evropian pas votës britanike për Brexit. Në maj do të organizohet në Sofje edhe një samit special ballkanik. Një samit tjetër do të zhvillohet në korrik në Britaninë e Madhe. Sidoqoftë, të gjashta vendet duhet të plotësojnë kushtet e vendosura nga BE-ja”, shton "Express”.

"Sistemet e tyre të drejtësisë dhe të bankave janë ende të dobëta dhe të ardhurat janë ende larg atyre të eurozonës. Dallime të thella ka edhe përsa i takon problemeve etnike, që çuan deri në shpërbërjen e ish-Jugosllavisë gjatë viteve ’90”, përfundon gazeta e njohur britanike "Express”.

21 Janar 2018

FOTO GALERI


  • Organizata e emigrantëve “Arogji-Përkrahja”në 3 vjetorin e krijimit

  • SHQIPËRI-FRANCË: 1-0

  • “Vatra Labe” nderon mikun e shqiptarëve, shkrimtarin Dinos Kubatis

  • Qarkorja e re: Siguracioni dhe të ardhurat, pikat kyçe për lejet e qëndrimit

  • Shqipëri-Kosovë, mbledhja e përbashkët në Tiranë

  • Koferenca e Federatës së Shoqatave Shqiptare në Greqi

  • PREZANTIM LIBRI NE DETROIT

  • album2