Mijëra manifestues kundër përdorimit të emrit “Maqedoni” nga fqinji verior i Greqisë

Tribuna

Mijëra grekë kanë protestuar në Selanik kundër përdorimit të emrit Maqedoni nga fqinji verior i vendit.

Manifestimi i protestës u zhvillua në kohën kur Athina dhe Shkupi kanë intensifikuar përpjekjet për gjetjen e një zgjidhjeje në kontestin që po i influencon prej gati 30 vjetësh marrëdhëniet dypalëshe.

Sipas organizatorëve, numri i pjesëmarrësve ka qenë tepër i madh. Nga 300.000 deri 400.000 vetë.

Në të kanë marrë pjesë edhe deputetë të partisë më të madhe opozitare Demokracia e Re, por edhe të aleatit qeveritar të kryeministrit Tsipras, partisë Grekët e Pavarur.

Ma parulla si “Maqedonia është një, dhe është greke”, “Falja e emrit Maqedoni është tradhëti kombëtare”, protestuesit kanë kundërshtuar çfarëdo lloj zgjidhjeje që do të përmbajë fjalën “Maqedoni”.

Sipas analistëve, manifestime të tilla rritin presionin ndaj kryeministrit Tsipras, në kohën që edhe sondazhet tregojnë se të njëjtin qëndrim me protestuesit e sotëm ka edhe shumica dërrmuese e opinionit grek.

Por kryeministri duket i vendosur që t’i shkojë deri në fund përpjekjeve për zgjidhje, dhe kjo zgjidhje të ketë edhe fjalën “Maqedoni” në përbërje.

“Nuk është absurde që të përfshihet termi Maqedoni në një emër të përbërë, me referencë qoftë gjeografike, qoftë kohore. Në mënyrë që të bëhet e qartë se askush nuk pretendon territore apo pjesë nga historia e popujve të tjerë”, nënvizon Tsipras në një intervistë që u publikua të dielën në të përditshmen “Ethnos”.

21 Janar 2018

FOTO GALERI


  • Organizata e emigrantëve “Arogji-Përkrahja”në 3 vjetorin e krijimit

  • SHQIPËRI-FRANCË: 1-0

  • “Vatra Labe” nderon mikun e shqiptarëve, shkrimtarin Dinos Kubatis

  • Qarkorja e re: Siguracioni dhe të ardhurat, pikat kyçe për lejet e qëndrimit

  • Shqipëri-Kosovë, mbledhja e përbashkët në Tiranë

  • Koferenca e Federatës së Shoqatave Shqiptare në Greqi

  • PREZANTIM LIBRI NE DETROIT

  • album2