Shqipëri-Greqi, “progres thelbësor për çështjet e pazgjidhura” pas takimit të Korçës

Tribuna

Ministritë e jashtme të Shqipërisë dhe Greqisë kanë konstatuar se “një progres thelbësor është shënuar gjatë bisedimeve dypalëshe që zhvilluan në Korçë ministrat Ditmir Bushati e Nikos Kotzias.

Kështu vihet në dukje në deklarartën e përbashkët që u publikua njëkohësisht nga Tirane dhe Athina.

“Në vijim të takimit që u zhvillua në Kretë nëntorin e kaluar, të dyja ekipet bënë përparim thelbësor drejt arritjes së zgjidhjeve të qëndrueshme dhe afatgjata për çështjet e pazgjidhura, në përfitim reciprok të të dy vendeve dhe qytetarëve të tyre, në përputhje me vlerat dhe normat evropiane”, thuhet në njoftimin e përbashkët për shtyp të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Shqipërisë dhe Greqisë.

Sipas njoftimit, diskutimet u zhvilluan në një atmosferë miqësore dhe konstruktive.

”Të dyja palët përsëritën angazhimin e tyre për të ndjekur më tej dialogun në të gjitha nivelet në muajt në vijim”, thekson njoftimi i dy ministrive.

Në një postim në twitter pas takimit, Bushati shkruan: "Së bashku me mikun tim të mirë dhe kolegun Nikos Kotzias kemi bërë përparim të konsiderueshëm drejt arritjes së zgjidhjeve të qëndrueshme për çështjet e pazgjidhura gjatë bisedimeve joformale të mbajtura këtë fundjavë në Korçë".

Prej ditës së premte, ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati dhe homologu i tij grek, Nikos Kotzias zhvilluan në Korçë takimin e dytë mbi bisedimet për çështjet e hapura mes dy vendeve, vijim i takimeve në Kretë, dy muaj më parë.

Në një intervistë televizive një javë më parë, Bushati i ndau në tre etapa problemet midis Shqipërisë dhe Greqisë në të së shkuarës, aktuale si dhe ato të së ardhmes.

Veç temave të ligjit të luftës dhe marrëveshjes së detit, në tryezë janë dhe raportet e sotme mes dy vendeve fqinj, si çështja e vulës apostile, kthimet e emigrantëve në kufi, njohja e lejeve të drejtimit dhe tekstet mësimore.

21 Janar 2018

FOTO GALERI


  • Organizata e emigrantëve “Arogji-Përkrahja”në 3 vjetorin e krijimit

  • SHQIPËRI-FRANCË: 1-0

  • “Vatra Labe” nderon mikun e shqiptarëve, shkrimtarin Dinos Kubatis

  • Qarkorja e re: Siguracioni dhe të ardhurat, pikat kyçe për lejet e qëndrimit

  • Shqipëri-Kosovë, mbledhja e përbashkët në Tiranë

  • Koferenca e Federatës së Shoqatave Shqiptare në Greqi

  • PREZANTIM LIBRI NE DETROIT

  • album2