Turqi, 11 të vdekur pas përplasjes së autobusit

Tribuna

Të paktën 11 persona gjetën vdekjen dhe 46 u plagosën në Turqi, kur autobusi me të cilin udhëtonin u përplas me pemë në anë të rrugës, siç njoftuan burimet zyrtare. Pasagjerët ishin kryesisht familje që po shkonin në pistën e skive Ulundag, në Turqinë veriperëndimore.

Sipas agjencisë së lajmeve Dogan, autzobusi ishte nisur nga Ankaraja në drejtim të Prusës dhe aksidenti ndodhi në provincën Eski Sehir.

Ende nuk janë të qarta shkaqet e aksidentit, ndërsa terreni nuk ishte rrëshqitës, siç bëri të ditur guvernatori i provincës.

Dy drejtuesit e autobusit që u plagosën lehtë janë arrestuar dhe kanë filluar hetimet.

Turqia është ndër vendet e para sa i përket aksidenteve automobilistike. Sipas të dhënave më të fundit, në 2016 u shënuan mbi një milion të tilla, që u kushtuan jetën 7.300 personave.

20 Janar 2018

FOTO GALERI


  • Organizata e emigrantëve “Arogji-Përkrahja”në 3 vjetorin e krijimit

  • SHQIPËRI-FRANCË: 1-0

  • “Vatra Labe” nderon mikun e shqiptarëve, shkrimtarin Dinos Kubatis

  • Qarkorja e re: Siguracioni dhe të ardhurat, pikat kyçe për lejet e qëndrimit

  • Shqipëri-Kosovë, mbledhja e përbashkët në Tiranë

  • Koferenca e Federatës së Shoqatave Shqiptare në Greqi

  • PREZANTIM LIBRI NE DETROIT

  • album2