Ekzekutohet një nga mafiozët grekë, njihej edhe për lidhjet me Alket Rizajin

Tribuna

Një ekzekutim mafioz është realizuar mbrëmjen e të mërkures në Athinë. Vasilis Stefanakos, një person i njohur i botës së krimit në Greqi, ka mbetur i vrarë, pasi persona të panjohur e qëlluan me breshëri automatiku ndërsa ndodhej në makinën e tij të markës BMW.

Sipas dëshmitarëve okularë, autorë të vrasjes janë dy persona që u shfaqen në një motoçikletë të bardhë, iu afruan makinës së 57 vjeçarit dhe hapën zjarr.

Duket se lëvizja e gabuar e viktimës, për të dalë nga makina e blinduar, ka qenë fatale.

Stefanakos, i cilësuar si një nga krerët e mafies greke, kishte dalë nga burgu para disa kohësh, duke përfituar nga dispozitat favorizuese të një ligji që u miratua kohët e fundit.

Stafanakos njihet veç të tjerash edhe për lidhjet e tij me të burgosurin e famshëm shqiptar Alket Rizaj. Ai ishte dënuar edhe si porositësi i një vrasjeje që kishte kryer Rizai, ndërsa ishte akuzuar edhe për tentativën për arratisjen me helikopter të Alket Rizajt dhe të shumëkërkuarit Vasilis Paleokostas.

18 Janar 2018

FOTO GALERI


  • Organizata e emigrantëve “Arogji-Përkrahja”në 3 vjetorin e krijimit

  • SHQIPËRI-FRANCË: 1-0

  • “Vatra Labe” nderon mikun e shqiptarëve, shkrimtarin Dinos Kubatis

  • Qarkorja e re: Siguracioni dhe të ardhurat, pikat kyçe për lejet e qëndrimit

  • Shqipëri-Kosovë, mbledhja e përbashkët në Tiranë

  • Koferenca e Federatës së Shoqatave Shqiptare në Greqi

  • PREZANTIM LIBRI NE DETROIT

  • album2