Tërmeti “shkund” Athinën. Nuk ka gjasa për lëkundje më të fuqishme

Tribuna

Një lëkundje e fuqishme tërmeti është ndjerë në gjithë Athinën, orët e vona të mbrëmjes së të hënës.

Sipas të dhënave nga Instituti Gjeodinamik, tërmeti u shënua në orën 22,24. Magnituda ishte 4,4 ballë dhe epiqendra u lokalizua në Stamata, 24 km në verilindje të Athinës.

Shkaku që lëkundja ishte kaq e ndjeshme lidhet me thellësinë e vatrës që nuk ishte më shumë se 5 km.

Sipas shërbimit zjarrfikës, nuk janë raportuar dëmtime ose të lënduar.

Sipas sizomologut Eftimios Lekkas, nuk ka gjasa që të vijojnë lëkundje më të fuqishme dhe rrjedhimisht më të rrezikshme.

“Në zonën e Stamatas strukturat janë të tilla që nuk mund të japin lëkundje më të mëdha. Skenari më i mundshëm është që të vazhdojnë lëkundje të dobeta metasizmike, derisa fenomeni të shfuqizohet”, deklaroi Lekkas për mediat greke.

Një sizmolog tjetër, Jorgos Huliaras, tha se tërmeti vjen nga e njëjta vatër që më 9 janar prodhoi 18 lëkundje sizmike brenda 10 orëve.

15 Janar 2018

FOTO GALERI


  • Organizata e emigrantëve “Arogji-Përkrahja”në 3 vjetorin e krijimit

  • SHQIPËRI-FRANCË: 1-0

  • “Vatra Labe” nderon mikun e shqiptarëve, shkrimtarin Dinos Kubatis

  • Qarkorja e re: Siguracioni dhe të ardhurat, pikat kyçe për lejet e qëndrimit

  • Shqipëri-Kosovë, mbledhja e përbashkët në Tiranë

  • Koferenca e Federatës së Shoqatave Shqiptare në Greqi

  • PREZANTIM LIBRI NE DETROIT

  • album2