Arrestohet çifti shqiptaro-grek me 1 kg kokainë

Tribuna

Një shtetas shqiptar dhe mikesha e tij greke janë arrestuar të hënën, të akuzuar për posedim dhe trafik droge.

Policia ka bërë publike dhe një video të shkurtër nga ky aksion.

Pas përpunimit të informacioneve për trafiukun e drogës në zonën e Pireut, policia ka ushtruar një kontroll në banesën e çiftit dhe në vende të posaçme në mur është gjetur e fshehur një sasi kokaine prej 1,20 kilogramësh.

Policia gjithashtu ka gjetur dhe sekuestruar një sasi parash cash prej 12.560 euro, 19,9 gramë heroinë, një sasi të konsiderueshme lëndësh të granuluara që përdoren në përzierjen e kokainës dhe heroinës, një presë hidraulike, dy peshore precizioni, 5 telefona celularë.

Gjithashtu është sekuestruar edhe një automjet, si dhe një letrënjoftim grek falco.

15 Janar 2018

FOTO GALERI


  • Organizata e emigrantëve “Arogji-Përkrahja”në 3 vjetorin e krijimit

  • SHQIPËRI-FRANCË: 1-0

  • “Vatra Labe” nderon mikun e shqiptarëve, shkrimtarin Dinos Kubatis

  • Qarkorja e re: Siguracioni dhe të ardhurat, pikat kyçe për lejet e qëndrimit

  • Shqipëri-Kosovë, mbledhja e përbashkët në Tiranë

  • Koferenca e Federatës së Shoqatave Shqiptare në Greqi

  • PREZANTIM LIBRI NE DETROIT

  • album2