Gjermani, arrihet marrëveshja për koalicionin e madh qeveritar

Deutsche Welle

Pas një takimi maratonik prej gati 24 orësh u kumtua vendimi për marrëveshjen. Kancelarja Merkel mbetet në këtë post. Liderët e partive të Unionit konservator CDU/CSU Angela Merkel dhe Horst Seehofer si dhe ai i socialdemokratëve, SPD, Martin Schulz, kanë arritur marrëveshje gjatë një takimi prej gati 24 orësh, që të vazhdojnë koalicionin qeverisës me bazë të gjerë në Gjermani.

Përfaqësuesit e partive kanë hartuar një dokument prej 28 faqesh, pasi janë dakorduar gjatë këtyre bisedimeve në nivelin më të lartë, thonë qarqet e afërta me negociatorët. Angela Merkel, Horst Seehofer dhe Martin Schulz do ta paraqesin gjatë ditës këtë marrëveshje para gazetarëve.

Bisedimet përfundimtare mes këtyre partive për vazhdimin e koalicionit, i cili edhe tani është në pushtet, kanë filluar para një jave. Gjatë bisedimeve ka pasur mosmarrëveshje dhe tensione për shumë çështje: refugjatët, ekonominë, financat... por thuhet se ato janë harmonizuar. Gjatë ditës do të dihet më shumë për marrëveshjet e arritura. Këtë marrëveshje duhet ta miratojnë edhe organet e partive, që do të futen në koalicion.

12 Janar 2018

FOTO GALERI


  • Organizata e emigrantëve “Arogji-Përkrahja”në 3 vjetorin e krijimit

  • SHQIPËRI-FRANCË: 1-0

  • “Vatra Labe” nderon mikun e shqiptarëve, shkrimtarin Dinos Kubatis

  • Qarkorja e re: Siguracioni dhe të ardhurat, pikat kyçe për lejet e qëndrimit

  • Shqipëri-Kosovë, mbledhja e përbashkët në Tiranë

  • Koferenca e Federatës së Shoqatave Shqiptare në Greqi

  • PREZANTIM LIBRI NE DETROIT

  • album2