Ndahet nga jeta shqiponja e valles shqiptare, Rexhep Çeliku

“Mjeshtri i madh”, shqiponja e valles shqiptare, Rexhep Çeliku, është ndarë nga jeta, në orët e para të mëngjesit të së premtes. Ai vuante nga një sëmundje e rëndë, me të cilën luftonte prej vitesh. Kryemjeshtri i valles dhe koreografi i Ansamblit Popullor, u shua në shtëpinë e tij, në Tiranë rreth orë 04:00 të mëngjesit.

Vetëm katër ditë më parë, ai u nderua nga presidenti Meta me dekoratën e lartë “Nderi i Kombit” me motivacionin “Në vlerësim të kontributit të jashtëzakonshëm si solist me nivel të lartë dhe mjeshtëri të veçantë artistike në interpretimin e valleve shqiptare; për promovimin denjësisht të vlerave të mirëfillta të trashëgimisë sonë kulturore kombëtare brenda dhe jashtë vendit, si dhe për pasurimin e fondit të krijimtarisë koreografike dhe përçimin e tij tek brezat e artistëve të rinj”.

Ai ishte solist i parë i Ansamblit të këngëve dhe valleve.

Rexhep Çeliku ka lindur më 19 korrik 1954 në Tiranë.

Që prej vitit 1976 është solist i Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore, numëron në repertorin e tij artistik rreth 8 mijë shfaqje, ku ka interpretuar 32 mijë role brenda dhe jashtë vendit. Është nderuar me titullin “Mjeshtër i Madh”, akorduar nga Presidenti i Republikës, Alfred Moisiu, me motivacionin: “Për interpretim me nivel të lartë artistik të të gjitha valleve shqiptare dhe transmetimin e saj duke ruajtur origjinalitetin”.

Homazhet në nderim të Çelikut do të zhvillohen të shtunën në Muzeun Historik Kombëtar në orën 11:00 -13:00, më pas do të përcillet në banesën e fundit.

12 Janar 2018

FOTO GALERI


  • Organizata e emigrantëve “Arogji-Përkrahja”në 3 vjetorin e krijimit

  • SHQIPËRI-FRANCË: 1-0

  • “Vatra Labe” nderon mikun e shqiptarëve, shkrimtarin Dinos Kubatis

  • Qarkorja e re: Siguracioni dhe të ardhurat, pikat kyçe për lejet e qëndrimit

  • Shqipëri-Kosovë, mbledhja e përbashkët në Tiranë

  • Koferenca e Federatës së Shoqatave Shqiptare në Greqi

  • PREZANTIM LIBRI NE DETROIT

  • album2