Merkel: Një koalicion tjetër i madh mund të funksionojë

ATSH- DPA

Kancelarja gjermane, Angela Merkel theksoi rëndësinë e arritjes së një marrëveshjeje për koalicionin e ri të madh qeveritar, bisedimet për të cilin filluan të dielën.

“Ky koalicion mund të funksionojë, por unë e kuptoj që kemi një punë shumë të madhe përpara”, deklaroi Merkel.

Për forcimin e kohezionit social në Gjermani, qeveria e re e ka të nevojshme të sigurojë se niveli i punësimit është optimal, se pasuria është e ndarë në mënyrë të barabartë dhe se siguria e brendshme është e garantuar.

Ndërkohë, lideri i Unionit Socialkristian (CSU), Horst Seehofer, tha se në bisedimet paraprake për formimin e qeverisë së re, partia e tij hyn pa kushte të vështira për t’u plotësuar.

07 Janar 2018

FOTO GALERI


  • Organizata e emigrantëve “Arogji-Përkrahja”në 3 vjetorin e krijimit

  • SHQIPËRI-FRANCË: 1-0

  • “Vatra Labe” nderon mikun e shqiptarëve, shkrimtarin Dinos Kubatis

  • Qarkorja e re: Siguracioni dhe të ardhurat, pikat kyçe për lejet e qëndrimit

  • Shqipëri-Kosovë, mbledhja e përbashkët në Tiranë

  • Koferenca e Federatës së Shoqatave Shqiptare në Greqi

  • PREZANTIM LIBRI NE DETROIT

  • album2