Stokholm, një i vdekur pas shpërthimit në një stacion metroje

ATSH- AFP

Një shpërthim, origjina e të cilit nuk dihet ende, shkaktoi një të vdekur dhe një të plagosur pranë një stacioni metroje në zonën e Stokholmit, njoftoi policia duke përjashtuar pistën e një akti terrorist.

Shpërthimi ndodhi të dielën rreth orës 11:00 në një vend pranë stacionit të “Varby gard” në komunën e Huddinges, në jug të kryeqytetit suedez.

“Një gjashtëdhjetë vjeçar i plagosur rëndë dhe i shtruar në spital në gjendje të rëndë ka humbur jetën”, njoftoi policia në faqen e saj të internetit.

Një grua 45-vjeçare që e shoqëronte është plagosur lehtë.

“Sipas dëshmitarëve, personi kishte marrë një objekt në tokë që kishte shpërthyer menjëherë”, theksoi Sven-Erik Olsson, zëdhënës i policisë së Stokholmit.

Të përditshmet “Expressen” dhe “Aftonbladet” besojnë se lënda plasëse ka qenë një granadë dore.

“Është shumë herët për ta thënë këtë. Teknikët po punojnë për zbardhjen e kësaj ngjarjeje”, theksoi Sven-Erik Olsson.

07 Janar 2018

FOTO GALERI


  • Organizata e emigrantëve “Arogji-Përkrahja”në 3 vjetorin e krijimit

  • SHQIPËRI-FRANCË: 1-0

  • “Vatra Labe” nderon mikun e shqiptarëve, shkrimtarin Dinos Kubatis

  • Qarkorja e re: Siguracioni dhe të ardhurat, pikat kyçe për lejet e qëndrimit

  • Shqipëri-Kosovë, mbledhja e përbashkët në Tiranë

  • Koferenca e Federatës së Shoqatave Shqiptare në Greqi

  • PREZANTIM LIBRI NE DETROIT

  • album2