Serres, aksident tragjik: shuhet çifti shqiptar, mbijeton vajza e mitur

Tribuna

Një çift emigrantësh shqiptarë ka humbur jetën në Greqi, pasi automjeti që drejtonte 35 vjeçari u përplas me barrierat metalike të rrugës.

Drejtuesi i mjetit dhe bashkëshortja e tij 28 vjeçe mbetën të vdekur në vend, ndërsa vajza e tyre 2 vjeçare është plagosur dhe ndodhet në spital.

Ngjarja e dhimbshme ka ndodhur në Serres, në kilometrin e 4- të rrugës lokale Horteru-Kimisis. Pikërisht në këtë fshat jetonte prej shumë vitesh familja dhe cifti punonte në një fermë blegtorale.

Dimensionet e kësaj ngjarjeje tragjike janë edhe më të mëdha, pasi, sipas disa dëshmitarëve aksidenti ndodhi në orët e vona të mbrëmjes së të premtes, ndërsa viktimat dhe vogëlushja u gjetën në orët e para të mëngjesit të së shtunës.

Policia rrugore po heton për shkaqet e aksidentit.

07 Janar 2018

FOTO GALERI


  • Organizata e emigrantëve “Arogji-Përkrahja”në 3 vjetorin e krijimit

  • SHQIPËRI-FRANCË: 1-0

  • “Vatra Labe” nderon mikun e shqiptarëve, shkrimtarin Dinos Kubatis

  • Qarkorja e re: Siguracioni dhe të ardhurat, pikat kyçe për lejet e qëndrimit

  • Shqipëri-Kosovë, mbledhja e përbashkët në Tiranë

  • Koferenca e Federatës së Shoqatave Shqiptare në Greqi

  • PREZANTIM LIBRI NE DETROIT

  • album2