Qeveria greke shqyrton marrëdhëniet me Shqipërinë

Tribuna

Ministri i jashtëm grek, Nikos Kotzias është shprehur optimist se 2018-a do të jetë viti i zgjidhjes së problemeve të Greqisë me fqinjët.

Kotzias e bëri këtë deklaratë menjëherë pas përfundimit të një mbledhjeje në drejtimin e kryeministrit Tsipras, ku u shqyrtuan marrëdhëniet e Greqisë me FYROM dhe me Shqipërinë. Në mbledhje mori pjesë edhe ministri i mbrojtjes, Kammenos, si zëvendëskryeministri Dragasakis.

“Sa i përket Shqipërisë, diskutuam mbi çështjet që janë inkuadruar në paketën e zgjidhjeve me vendin fqinj dhe besoj se javët e fundit kemi bërë hapa të mirë dhe pozitivë”, tha ministri i jashtëm grek.

Sa i përket marrëdhënieve me FYROM, Kotzias tha se diskutimet u fokusuan në mosmarrëveshjen e pazgjidhur për emrin kushtetues të vendit fqinj.

“Qeveria jonë ka theksuar në mënyrë të përsëritur se mbështet dhe negocion për një emër të përbërë dhe unik për gjithë përdorimet”, tha Kotzias, duke shtuar se këtë qëndrim Greqia po e mban që në samitin e Bukureshtit të vitit 2008, kur Athina bllokoi anëtarësimin e FYROM në NATO.

Javët e fundit ka pasur zhvillime intensive që lidhen me raportet e Athinës me Tiranën dhe Shkupin. Vetëm pak ditë më parë, ministri i jashtëm grek deklaroi gatishmërinë për shfuqizimin edhe de jure të ligjit të gjendjes së luftës me Shqipërinë, duke e quajtur ekzistencën e tij si “një budallallëk historik”.

Kotzias dhe homologu i tij shqiptar Ditmir Bushati kanë njoftuar për mbajtjen e një raundi tjetër takimesh, në Korçë, më 19 dhe 20 janar.

Më herët, javën e ardhshme, Athinën do ta vizitojë zëvendëskryeministri i FYROM, Bujar Osmani dhe nga mesi u muajit pritet të rifillojnë në Nju Jork negociatat greko-maqedonase për çështjen e emrit që po zhvillohen nën kujdesin e OKB-së.

05 Janar 2018

FOTO GALERI


  • Organizata e emigrantëve “Arogji-Përkrahja”në 3 vjetorin e krijimit

  • SHQIPËRI-FRANCË: 1-0

  • “Vatra Labe” nderon mikun e shqiptarëve, shkrimtarin Dinos Kubatis

  • Qarkorja e re: Siguracioni dhe të ardhurat, pikat kyçe për lejet e qëndrimit

  • Shqipëri-Kosovë, mbledhja e përbashkët në Tiranë

  • Koferenca e Federatës së Shoqatave Shqiptare në Greqi

  • PREZANTIM LIBRI NE DETROIT

  • album2