Si u arratisën nga qelia 3 shqiptarët. Kapet njeri, në kërkim dy të tjerët

Tribuna

Njësi të policisë greke në Athinë kanë filluar nga orët e para të së enjtes një operacion në shkallë të gjerë për gjetjen dhe kapjen e tre shtetasve shqiptarë. Të tre ata u arratisën në mënyrë spektakolare gjatë natës, nga qelia e izolimit e gjykatës së Athinës dhe u zhdukën në drejtim të paditur.

Bashkë me ta u arratis edhe një shtetas gjeorgjian, i dënuar për vrasje, i cili nuk arriti të largohet shumë dhe u kap në oborrin e gjykatës, ku ishte fshehur në errësirë.

Sipas të dhënave më të fundit, të arratisurit kishin me vete një limë, me të cilën ata prenë hekurat e qelisë, që ndodhej në katin e dytë. Pastaj ata zbritën, duke përdorur çarçafët që ndodheshin në shtretërit e tyre.

Fillimisht mediat greke raportuan se ata po mbaheshin në izolim, në pritje që të dërgoheshin në burgjet e vendit. Në fakt, ata po vinin nga paraburgimi dhe gjatë ditës së sotme do të do të duhej të paraqiteshin para trupit gjykues që do të shqyrtonte akuzat kundër tyre.

Sipas televizionit Star, inicialet e tre shqiptarëve të arratisur janë:

M.F., 27 vjeç, i dënuar me burgim të përjetshëm për grabitje dhe vrasje, Z.K, 38 vjeç, i dënuar me burgim të përjetshëm për trafik droge, B.K., 35 vjeç i dënuar për trafik droge.



Kapet njeri prej shqiptarëve

Të enjten pasdite, njeri prej tre shqiptarëve të arratisur u kap në Menidi, në zonën verilindore të Athinës. Ai u gjet në një kamp romësh, dhe nuk paraqiti rezistencë kur ia hodhën sërisht prangat. Sipas të dhënave të para, ai duhet të jetë 35 vjeçari B.K.

05 Janar 2018

FOTO GALERI


  • Organizata e emigrantëve “Arogji-Përkrahja”në 3 vjetorin e krijimit

  • SHQIPËRI-FRANCË: 1-0

  • “Vatra Labe” nderon mikun e shqiptarëve, shkrimtarin Dinos Kubatis

  • Qarkorja e re: Siguracioni dhe të ardhurat, pikat kyçe për lejet e qëndrimit

  • Shqipëri-Kosovë, mbledhja e përbashkët në Tiranë

  • Koferenca e Federatës së Shoqatave Shqiptare në Greqi

  • PREZANTIM LIBRI NE DETROIT

  • album2