Tsipras: “2018-a, viti i Greqisë”

Bindjen e tij se 2018-a do të jetë viti i Greqisë, ka shprehur kryeministri Aleksis Tsipras gjatë një interviste për radion Real FM.

Posaçërisht, kryeministri ka shprehur optimizmin dhe bindjen e tij se “2018-a do të jetë viti ynë, do të jetë viti i Greqisë sepse pas tetë viteve më të vështira, mund ta ngremë përsëri kokën lart dhe të marrin frymë”.

Tsipras nënvizoi se në gusht 2018 vendi do të dalë nga programi i tretë i shpëtimit, “dhe më kryesorja, kam ndjesine se do të dalim me humbjet më të pakta të mundshme, po të krahasojmë se ku gjendeshim tre vjet më parë”.

“Greqia pra po rifiton pozitën që i takon në skenën ndërkombëtare, vendi po rifiton autonominë ekonomike dhe mundemi të flasim për një vit që do të sjellë përsëri shpresën e humbur dhe optimizmin e humbur”.

Lidhur me periudhën pas përfundimit të programit të shpëtimit, Tsipras vuri në dukje se bashkë me mbarimin e programit duhet të mbarojnë edhe patologjitë, pse po nuk u dhamë fund atyre, rrezikojmë të gjendemi sërish në të njëjtin rreth vicioz”.

“Rjedhimisht”, vazhdoi, “nuk e parafytyroj 2018-n si një rikthim në vitet 2008, 2009, pak para krizës”.

Tsipras tha se vendi ka kaluar një peripeci kombëtare mjaft të madhe, pasi brenda dy viteve të para u humb 25% e pasurisë kombëtare ndërsa nuk ishte në një gjendje lufte. “Nga kjo peripeci, nga kjo tragjedi duhet të nxjerrim mësime”, theksoi Tsipras.

“Besoj se kemi bërë hapa të rëndësishëm për kapërcimin e krizës, por kjo do të jetë një betejë e vazhdueshme, edhe pas gushtit 2018”, tha Tsipras.

Kryeministri deklaroi gjithashtu se zgjedhjet e ardhshme do të mbahen në 2019, “në fund të mandatit kushtetues të qeverisë”.

03 Janar 2018

FOTO GALERI


  • Organizata e emigrantëve “Arogji-Përkrahja”në 3 vjetorin e krijimit

  • SHQIPËRI-FRANCË: 1-0

  • “Vatra Labe” nderon mikun e shqiptarëve, shkrimtarin Dinos Kubatis

  • Qarkorja e re: Siguracioni dhe të ardhurat, pikat kyçe për lejet e qëndrimit

  • Shqipëri-Kosovë, mbledhja e përbashkët në Tiranë

  • Koferenca e Federatës së Shoqatave Shqiptare në Greqi

  • PREZANTIM LIBRI NE DETROIT

  • album2