Nga 1 janari, qeset plastike paguhen

Tribuna

Që nga 1 janari 2018, gjithë konsumatorët që do të marrin qese plastike do t’i paguajnë ato, pasi Greqia tashmë u është nënshtruar udhëzimeve përkatëse të Bashkimit Europian. Fillimisht, për çdo qese do të paguhet 3 cent dhe bashkë me TVSH-në (fpa), çmimi do të shkojë rreth 4 cent.

Nga 1 janari 2019, çmimi do të rritet dhe do të bëhet 9 cent për qese.

Një pjesë e kësaj shume do të kalojë në buxhetin e shtetit si taksë për mjedisin.

Tani për tani, taksa e mjedisit nuk do të paguhet në kioskat (periptero) dhe tregjet fshatare (laiki).

Sipas të dhënave të Entit Grek të Riciklimit, në Greqi përdoren çdo vit 4,3 miliardë qese plastike; 2 miliardë shishe plastike dhe 300 milionë gota plastike të kafesë.

Vetëm gjatë vitit 2015 në Greqi konsumimi i ambalazheve plastike ishte midis 242 dhe 363 copë për person.

Për të frenuar këtë konsumim të madh me pasoja vdekjeprurëse për mjedisin, Bashkimi Europian vendosi para tre vjetësh që konsumimi i qeseve plastike për person të jetë 90 copë deri në 2019 dhe në 40 copë në fund të vitit 2025.

03 Janar 2018

FOTO GALERI


  • Organizata e emigrantëve “Arogji-Përkrahja”në 3 vjetorin e krijimit

  • SHQIPËRI-FRANCË: 1-0

  • “Vatra Labe” nderon mikun e shqiptarëve, shkrimtarin Dinos Kubatis

  • Qarkorja e re: Siguracioni dhe të ardhurat, pikat kyçe për lejet e qëndrimit

  • Shqipëri-Kosovë, mbledhja e përbashkët në Tiranë

  • Koferenca e Federatës së Shoqatave Shqiptare në Greqi

  • PREZANTIM LIBRI NE DETROIT

  • album2