Iran, arrin në 19 numri i të vrarëve gjatë protestave

Nëntë persona të tjerë u vranë gjatë natës së djeshme në të gjithë Iranin, pas valës së protestave antiqeveritare që kanë përfshirë vendin duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 19, njoftoi televizioni shtetëror iranian.

Është ende e paqartë nëse të vrarët e protestave të mbrëmshme janë demonstrues, policë apo pjesëtarë të Gardës Revolucionare.

Ndërkohë, ka njoftime të pakonfirmuara nëse policia ka qëlluar apo vrarë demonstrues të tjerë.

“Problemet e njerëzve nuk janë vetëm të natyrës ekonomike. Ata kërkojnë edhe më shumë liri”, deklaroi presidenti i vendit, Hasan Rohani.

Sipas informacioneve online, numri i të arrestuarve lëviz nga 100 në 800.

03 Janar 2018

FOTO GALERI


  • Organizata e emigrantëve “Arogji-Përkrahja”në 3 vjetorin e krijimit

  • SHQIPËRI-FRANCË: 1-0

  • “Vatra Labe” nderon mikun e shqiptarëve, shkrimtarin Dinos Kubatis

  • Qarkorja e re: Siguracioni dhe të ardhurat, pikat kyçe për lejet e qëndrimit

  • Shqipëri-Kosovë, mbledhja e përbashkët në Tiranë

  • Koferenca e Federatës së Shoqatave Shqiptare në Greqi

  • PREZANTIM LIBRI NE DETROIT

  • album2