Kotzias: Ligji i luftës, budallallëk historik. Duhet të hiqet

Tribuna

Ministri i jashtem grek, Nikos Kotzias ka shprehur gatishmërinë e Athinës për shfuqizimin e ligjit të gjendjes së luftës me Shqipërinë.

"Problemin me të madh që ndjejne shqiptarët, është se nuk është shfuqizuar mjaftueshëm zyrtarisht ligji i gjendjes së luftës, Greqia sigurisht do të përgjigjet. Dhe nuk mund të ketë asnjë pengesë formale, apo një dyshim formal se të dy vendet janë në gjëndje lufte. Këto janë budallalleqë historike dhe duhet të mbarojme me to", ka deklaruar Kotzias në një intervistë per gazeten greke Real News.

Kotzias ka përshendetur vendimet e fundit të Tiranës për varrezat e ushtarëve grekë dhe për dhënien e nënshtetësisë kryepeshkopit Anastas.

Kotzias paralajmeron kritizeret brenda Greqisë që "të mos kenë dyshime për permirësimin e marrëdhënieve greko shqiptare dhe dobinë e tyre.

Kotzias është pyetur dhe për mundësinë që brenda vitit që sapo erdhi të zgjidhet çështja e marreveshjes për kufirin detar. Por ministri i jashtem grek është mjaftuar të pergjigjet: "Do të shohim"

02 Janar 2018

FOTO GALERI


  • Organizata e emigrantëve “Arogji-Përkrahja”në 3 vjetorin e krijimit

  • SHQIPËRI-FRANCË: 1-0

  • “Vatra Labe” nderon mikun e shqiptarëve, shkrimtarin Dinos Kubatis

  • Qarkorja e re: Siguracioni dhe të ardhurat, pikat kyçe për lejet e qëndrimit

  • Shqipëri-Kosovë, mbledhja e përbashkët në Tiranë

  • Koferenca e Federatës së Shoqatave Shqiptare në Greqi

  • PREZANTIM LIBRI NE DETROIT

  • album2