Taksa e qarkullimit paguhet deri më 29 dhjetor

Tribuna

Të premten, më 29 dhjetor skadon afati i pagesës së taksës së qarkullimit të automjeteve. Çka do të thotë se 5,5 milionë pronarët e mjeteve (mes të cilëve dhe shumë shqiptarë), duhet ta kryejnë brenda kësaj date pagesën, si dhe (ata që dëshirojnë), të dorëzojnë targat e makinave në zyrën e taksave.

Gjithë ata që nuk do të paguajnë taksën brenda afatit do t’i nënshtrohen një gjobe që është e barabartë me vlerën e taksës së qarkullimit.



Çfarë do të paguajnë pronarët e mjeteve

Vlera e taksës së qarkullimit për 2018-n, përgjithësisht nuk ndryshon në raport me sivjet. Në varësi të fuqisë motorrike dhe vitit të qarkullimit të mjetit, taksat e qarkullimit për vitin 2018 janë si vijon:

Nga 22 deri 1.230 euro për mjete që qarkulluan deri në vitin 2000.

Nga 22 deri 1,260 euro për mjete që qarkulluan nga 2001 deri në 2005.

Nga 22 deri 1.380 euro për mjetet që qarkulluan nga 2006 deri në 2010.

Për mjetet që qarkulluan nga 1 nëntori 2010 deri më sot, taksa përllogaritet në bazë të emetimit të karbonit.



Formulari i gatshëm në internet

Ashtu si gjithë vitet e fundit, formulari i taksës së qarkullimit do të nxirret nga vetë taksapaguesi nga faqja e internetit taxis net (http://www.gsis.gr).

Pas futjes në këtë faqe, do të kërkojnë linkun e automjeteve (oximata). Pastaj vendosin niptin e tyre fiskal (AFM) dhe targën e makinës. Në rast se të dy këto të dhëna janë pa gabime, do të gjejnë formularin e gatshëm, me emrin, niptin fiskal targën e makinës dhe shumën që duhet të paguajnë.

Veprimi i fundit është që me formularin në dorë të paraqiten në sportelin e bankës dhe të kryejnë pagesën.

Pagesa mund të bëhet edhe nëpërmjet internetit, nëse i interesuari disponon shërbimin e-banking.



Nga ana tjetër, ata që dëshirojnë të dorëzojnë targat, duhet të bëjnë deklaratë stopimi të makinës dhe t’i dorëzojnë targat në zyrën e taksave gjithashtu deri më 29 dhjetor.

Ata duhet të kenë me vete:

Lejen e drejtimit të mjetit,

Targat

Fotokopje të deklaratës së të ardhurave, ku të rezultojë se cili është poseduesi i makinës,

Faturë pagese e taksës së qarkullimit për vitin në vazhdim

Deklaratë përgjegjësie që makina do të mbahet në një vend të mbyllur parkimi privat

Letërnjoftimi apo prokurë, në rast se personi nuk është vetë pronari i mjetit.

27 Dhjetor 2017

FOTO GALERI


  • Organizata e emigrantëve “Arogji-Përkrahja”në 3 vjetorin e krijimit

  • SHQIPËRI-FRANCË: 1-0

  • “Vatra Labe” nderon mikun e shqiptarëve, shkrimtarin Dinos Kubatis

  • Qarkorja e re: Siguracioni dhe të ardhurat, pikat kyçe për lejet e qëndrimit

  • Shqipëri-Kosovë, mbledhja e përbashkët në Tiranë

  • Koferenca e Federatës së Shoqatave Shqiptare në Greqi

  • PREZANTIM LIBRI NE DETROIT

  • album2