Policia greke ka sekuestruar këtë vit 16 tonë kanabis, shumica nga Shqipëria

Tribuna

Policia greke ka asgjesuar pjesë nga sasitë e drogës së konfiskuar gjatë këtij viti. Në një nga furrnaltat e zonës së Beotisë, u dogjën 25 kilogramë heroinë, 27 kg kokainë, 300 kilogramë kanabis dhe 1,200 fidanë kanabisi.

Në këtë aksion ishte i pranishëm edhe drejtori i përgjithshëm i policisë greke, gjeneral leitnant Konstandinos Tsuvalas, që e cilësoi 2017-n si një vit mjaft të suksesshëm në luftimin e trafikut të drogës. Ai shtoi se se 2018- a do të shpallet si “viti kundër drogës”.

Gjatë 2017-s u sekuestruan gjithsej 16 tonë kanabis, shumica e të cilave kishin hyrë nga Shqipëria, 302 kg heroinë, 220 kg kokainë dhe 50.000 pilula narkotike. Policia trajtoi 12.000 çështje që lidheshin me drogën. U proceduan 17.000 persona, nga të cilët 12.000 u arrestuan.

Drejtori i përgjithshëm i policisë greke tha se gjatë vitit të ardhshëm, do të operohet në dy akse: në bashkëpunimin ndërkombëtar dhe në sensibilizimin e shoqërisë, për të pasur rezultate edhe më të mira në luftën kundër trafikut të drogës.

20 Dhjetor 2017

FOTO GALERI


  • Organizata e emigrantëve “Arogji-Përkrahja”në 3 vjetorin e krijimit

  • SHQIPËRI-FRANCË: 1-0

  • “Vatra Labe” nderon mikun e shqiptarëve, shkrimtarin Dinos Kubatis

  • Qarkorja e re: Siguracioni dhe të ardhurat, pikat kyçe për lejet e qëndrimit

  • Shqipëri-Kosovë, mbledhja e përbashkët në Tiranë

  • Koferenca e Federatës së Shoqatave Shqiptare në Greqi

  • PREZANTIM LIBRI NE DETROIT

  • album2