Risi e surpriza në edicionin e 56-të të Këngës në RTSH

Edicioni i 56 i Festivalit të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar, vjen jo vetëm me risi por edhe me shumë surpriza. Rikthimi në skenën e këtij eventi të rëndësishëm muzikor të emrave të njohur të këngëtarëve shqiptarë, i cili starton mbrëmjen e të enjtes në Pallatin e Kongreseve është vetëm një detaj që zbulon një prej organizatorëve të tij.

Në një prononcim për ATSH, drejtori artistik Rezart Aga shprehet se ndryshe nga çdo vit më parë, këngët pjesëmarrëse janë publikuar një muaj më përpara.

Sipas tij, kjo është një nga risitë e Festivalit duke shtuar se 22 këngët do të shfaqen live në Pallatin e Kongreseve në datat 21, 22 dhe 23 Dhjetor.

Aga zbulon se edhe skenografia i është përshtatur idesë së festivalit që më shumë është konceptuar si një natë gala apo ditë feste, ku të gjithë artistët prezantojnë krijmtarinë e tyre më të mirë të vitit.

“Në tre netët e festivalit, tha Aga, të ftuarit e veçantë apo edhe këngëtarët konkurrues, të gjithë janë në një festë më shumë se sa në një garë të mirefilltë. “Po mundohemi të heqim frymën e një gare të vërtetë duke krijuar një marrëdhënie tjetër mes këngëtarëve pjesëmarrës dhe publikut”, deklaron Aga.

Ai deklaron se “qëllimi nuk është se kush shkon në Eurovision, se sa eventi artistik në vetvete që të gjithë të marrin maksimumin e tyre në raport me publikun”.

Pjesëmarrja e veçantë e kantautori të njohur italian, Riccardo Cocciante, i cili ka mbërritur sot në Tiranë por edhe rikthimi në skenë i këngëtares së njohur Adelina Ismaili, janë vetëm disa nga surprizat e këtij eventi të rëndësishëm artistik që do të zbulohen për tre netë me radhë.

Një tjetër risi e Festivalit të RTSH në prezantimin e Adi Krastës është edhe rikthim në skenë i disa prej drejtuesve ndër vite të këtij institucioni muzikor në vend.

20 Dhjetor 2017

FOTO GALERI


  • Organizata e emigrantëve “Arogji-Përkrahja”në 3 vjetorin e krijimit

  • SHQIPËRI-FRANCË: 1-0

  • “Vatra Labe” nderon mikun e shqiptarëve, shkrimtarin Dinos Kubatis

  • Qarkorja e re: Siguracioni dhe të ardhurat, pikat kyçe për lejet e qëndrimit

  • Shqipëri-Kosovë, mbledhja e përbashkët në Tiranë

  • Koferenca e Federatës së Shoqatave Shqiptare në Greqi

  • PREZANTIM LIBRI NE DETROIT

  • album2