Retrospektivë 2017 – Momentet kyçe të vitit në botë

ATSH-AFP

Nga emërimi zyrtar i Donald Trump tek katastrofat klimatike duke vijuar me krizën katalanase apo lëshimet e raketave koreano-veriore, ja një rikujtesë e momenteve kyçe të globit që shënuan vitin 2017:



– Viti Trump –

Më 20 janar, miliarderi republikan Donald Trump, 70 vjeç, zgjidhet president i SHBA-së me sloganin “Amerika e para”, por dyshimet e marrëveshjeve të fshehta me Rusinë ”helmojnë” fillimin e mandatit.

Me disa postime çdo mëngjes në Twitter, ai zotohet të çbëjë bilancin e paraardhësit të tij demokrat, Barack Obama duke pezulluar apo kërcënuar me ndërprerjen e disa marrëveshjeve ndërkombëtare (tregtinë e lirë, klimën, imigracionin, shëndetësinë, UNESCO-n). Më 6 dhjetor ai pranoi Jeruzalemin si kryeqytet i Izraelit, duke nxitur një valë tensionesh në mbarë botën.



-Fillimi i Brexit-

Më 29 mars, Londra nisi procedurën e largimit nga Bashkimi Evropian, nëntë muaj pas një referendumi që krijoi ndasi në vend.

Më 8 qershor, kryeministrja konservatore Theresa May, me shpresën për të forcuar positën e saj në Parlament, thërret zgjedhje të parakohshme parlamentare. Por shumica e saj në fakt doli më e dobësuar. Pas muaj diskutimesh, më 8 dhjetor, Brukseli dhe Londra bien dakort për kushtet e divorcit të tyre, duke i hapur rrugën bisedimeve tregtare.



-Tërmet politik në Francë-

Më 7 maj, centristi proevropian Emmanuel Macron, 39 vjeç, fiton gjerësisht presidencialet përballë kandidates së ekstremit të djathtë Marine Le Pen. Në krye të lëvizjes “Në Lëvizje”, e krijuar një vit më pare, ai mënjanon për herë të parë nga Elizeja dy partitë e mëdha të qeverisë, partinë socialiste dhe republikanët.



-Lindja e Mesme e tensionuar-

Më 5 qershor, Riadi dhe aleatët e tij ndërpresin marrëdhëniet me Katarin, duke e akuzuar për mbështetje të grupeve islamike radikale dhe për faktin e të qënit shumë pranë Iranit shiit, rivali i madh rajonal i Arabisë Saudite sunite.

Në nëntor, dorëheqja e (tërhequr më pas) e kryeministrit libanez, Saad Hariri i cili që nga Riadi akuzoi Iranin për ndërhyrje, rrit tensionet mes Arabisë Saudite dhe Iranit. Riadi shprehet gjithashtu se pas rebelimit të Houthis në Jemen fshihet dora e Teheranit, një fakt i përgënjeshtruar nga ky i fundit.



-Venezuela në rënie ekonomike-

Më 30 korrik, një Asamble Kushtetuese e pajisur me pushtet të pakufizuar dhe e bojkotuar nga opozita u zgjodh pas katër muaj manifestimesh të dhunshme. Ky institucion shkarkon nga funksionet prokuroren e përgjithshme, Luisa Ortega, kundërshtare e ashpër e presidentit Nicolas Maduro, më pas i cakton vetes kompetencat e Parlamentit.

Vendi, i shkatërruar nga zhvlerësimi i çmimit të naftës konsiderohet si një kolaps i pjesshëm i pagesave.



-Pheniani në përshkallëzim tensionesh-

Më 3 shtator, Koreja e Veriut që ka shtuar ndjeshëm lëshimet e raketave, ndërmori testin e gjashtë bërthamor më i fuqishmi deri më tani.

Në fund të nëntorit, lideri Kim Jong-Un deklaroi se vendi i tij është bërë një shtet bërthamor pasi testoi me sukses një lloj të ri rakete e aftë për të goditur cilindo shtet në SHBA. Donald Trump kërcënoi se do të shkatërronte plotësisht Korenë e Veriut në rast sulmi.



-Rohingias: Spastrim etnik-

Pas sulmeve në fund të muajit gusht kundër postave të policisë birmane, ushtria u kundërpërgjigj me sulme ajrore ndaj fshatrave rahingias. Më shumë se 640 000 anëtarë të këtij minoriteti mysliman të Birmanisë janë larguar prej kësaj periudhe në Bangladesh.

OKB-ja dënoncon ngjarjen si “spastrimin etinik”. Komisioneri i Lartë për të Drejtat e Njeriut citon elementë të gjenocidit.



-Katalonja nën kujdestari-

Më 1 tetor organizohet një referendum për pavarësinë në Katalonjë pavarësisht ndalimit nga gjykata spanjolle.

Më 27, parlamenti katalanas shpall në mënyrë të njëanshme pavarësinë, Madridi pezullon autonominë e rajonit, duke shkarkuar qeverinë rajonale dhe shpërbërë parlamentin për organizimin e zgjedhjeve të reja rajonale.

Presidenti i shkarkuar katalanas, Carles Puigdemont strehohet në Bruksel për t’i shpëtuar ndjekjes penale.



– Weinstein valë tronditëse-

Më 5 tetor, producenti i plotfuqishëm i Hollivudit, Harvey Weinstein është i akuzuar për abuzim seksual nga disa gra.

Në vorbullën e skandalit, akuzat për abuzim seksual, ngacmim apo përdhunim janë rritur ndjeshëm në vende të shumta, duke përfshirë përveç kinemasë fusha si media dhe politika.



– Zimbabve dhe rrëzimi i Mugabes-

Më 21 nëntor, Robert Mugabe, 93 vjeç jep dorëheqjen pas 37 vite të sundimit të tij, i rrëzuar nga pushteti nga ushtarkët e partisë së tij. Ai u shty drejt largimit pas përdorimit të forcës së ushtrisë e shkaktuar nga shkarkimi i zëvendës-presidentit të tij, Emmerson Mnangagwa. Ky i fundit e pasoi atë në marrjen e pushtetit.



-ISIS-I në disfatë, por jo i çrrënjosur përfundimisht-

Në Irak, më 9 dhjetor, Bagdadi njoftoi fitoren ndaj grupit të Shtetit Islamik (ISIS), por sipas ushtarakëve, organizata xhihadiste vijon të jetë ende një kërcënim për këtë shtet.

Në Siri, nëse ISIS-i humbi gjithashtu pjesën më të madhe të territorit të pushtuar, ai u rishfaq në fillim të dhjetorit në provincen e Idlebit.

Përveç këtyre dy shteteve, vende të shumta nga Egjipti deri në Britani të Madhe u goditën sërish këtë vit nga sulme të përgjakshme të ISIS-it.



-Klima: Sinjale alarmante-

Dy vite pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Parisit për të luftuar kundër ngrohjes së planetit, 2017 u shënua nga njoftimi, më 1 qershor, i tërheqjes amerikane nga ky traktat. Globi përjetoi një seri katastrofash klimatike si uraganë dhe zjarre dhe ky vit pritet të llogaritet në mesin e tri viteve më të nxehta të regjistruara më parë.

19 Dhjetor 2017

FOTO GALERI


  • Organizata e emigrantëve “Arogji-Përkrahja”në 3 vjetorin e krijimit

  • SHQIPËRI-FRANCË: 1-0

  • “Vatra Labe” nderon mikun e shqiptarëve, shkrimtarin Dinos Kubatis

  • Qarkorja e re: Siguracioni dhe të ardhurat, pikat kyçe për lejet e qëndrimit

  • Shqipëri-Kosovë, mbledhja e përbashkët në Tiranë

  • Koferenca e Federatës së Shoqatave Shqiptare në Greqi

  • PREZANTIM LIBRI NE DETROIT

  • album2