SHBA, devijon treni, 6 të vdekur, vagonët varen mbi autostradë

Zëri i Amerikës

Një tren i kompanisë Amrak doli nga shinat në shtetin veriperëndimor të Uashingtonit. Njoftohet për të paktën 6 të vdekur dhe lëndime të shumta, megjithëse autoritetet thanë se nuk mund të jepnin ende shifra të sakta.

Disa nga vagonët devijuan sipër një mbikalimi, duke u rrëzuar në autostradë ose në zonën pranë saj.

Vagonë të tjerë kanë mbetur në mbikalim ose janë varur pezull mbi autostradë. Një vagon përfundoi i përmbysur në rrugë.

Devijimi ndodhi në gjysmën e rrugës midis Tacomës dhe Olimpias, kryeqytet i shtetit Uashington.

Kompania Amtrak tha se në bordin e trenit Cascades 501 ishin 78 pasagjerë dhe pesë anëtarë të ekuipazhit. Treni ishte nisur nga qyteti Seattle për në Portland të shtetit Oregon.

Kjo ishte dita e parë që Amtrak do të operonte katër trena të rinj në rrugën midis qyteteve Seattle dhe Portland.

18 Dhjetor 2017

FOTO GALERI


  • Organizata e emigrantëve “Arogji-Përkrahja”në 3 vjetorin e krijimit

  • SHQIPËRI-FRANCË: 1-0

  • “Vatra Labe” nderon mikun e shqiptarëve, shkrimtarin Dinos Kubatis

  • Qarkorja e re: Siguracioni dhe të ardhurat, pikat kyçe për lejet e qëndrimit

  • Shqipëri-Kosovë, mbledhja e përbashkët në Tiranë

  • Koferenca e Federatës së Shoqatave Shqiptare në Greqi

  • PREZANTIM LIBRI NE DETROIT

  • album2