Ndërtimi i varrezave për ushtarët grekë që ranë në Shqipëri, Demokracia e Re: “Zhvillim pozitiv”

Tribuna

Partia më e madhe opozitare greke, Demokracia e re, ka përshëndetur vendimin e qeverisë shqiptare që lidhet me varrezat e ushtarëve grekë të rënë në Shqipëri gjatë luftës italo-greke.

Edhe pse nënvizon që duhen pritur detajet e realizimit, Demokracia e Re e konsideron këtë si një zhvillim pozitiv në marrëdhëniet dypalëshe.

Në deklaratën e firmosuar nga shefi i departamentit të jashtëm të Demokracisë së Re, Jorgos Koumoutsakos, thuhet:

“Qeveria shqiptare duket se vendosi të avancojë në zbatimin e marrëveshjes dypalëshe për çështjen e varrezave ushtarake të të rënëve në frontin shqiptar.

Ky vendim vjen thuajse dhjetë vjet pas nënshkrimit të marrëveshjes përkatëse gjatë mandatit të kryeministrit Karamanlis, nga ministrja e jashtme Bakojanis, në shkurt 2009.

Presim të sqarohet se çfarë parashikon ky vendim i qeverisë shqiptare. Dhe do të shohim se si do të realizojë në praktikë atë vendim. Gjithsesi, nuk pushon së qeni në parim, një zhvillim pozitiv në marrëdhëniet tona dypalëshe”, përfundon deklarata për shtyp e Demokracisë së Re.

18 Dhjetor 2017

FOTO GALERI


  • Organizata e emigrantëve “Arogji-Përkrahja”në 3 vjetorin e krijimit

  • SHQIPËRI-FRANCË: 1-0

  • “Vatra Labe” nderon mikun e shqiptarëve, shkrimtarin Dinos Kubatis

  • Qarkorja e re: Siguracioni dhe të ardhurat, pikat kyçe për lejet e qëndrimit

  • Shqipëri-Kosovë, mbledhja e përbashkët në Tiranë

  • Koferenca e Federatës së Shoqatave Shqiptare në Greqi

  • PREZANTIM LIBRI NE DETROIT

  • album2