Kompensim 400 euro për gjithë të papunët me moshë 18 deri 24 vjeç

Tribuna

Ministria greke e Punës do të japë në ditët e ardhshme një kompensim “solidariteti rinor”, me vlerë 400 euro, për secilin nga të papunët me moshë nga 18 deri në 24 vjeç.

Siç bëri të ditur ministrja e Punës, Efgi Ahcioglu, kompensimin do ta marrin gjithë të rinjtë që janë të regjistruar në evidencat e OAED-it në muajin tetor dhe që nuk marrin asistencën e papunësisë (epidoma anergias).

Të interesuarit duhet të aplikojnë në faqen e internetit të OAED (www.oaed.gr), duke dhënë një numër llogarie bankare ku do të depozitohet shuma e kompensimit.

Afati për aplikimin është deri të mërkurën e ardhshme, më 20 dhjetor 2017. Ndërsa siç tha ministrja, kompensimi do të paguhet deri në fund të muajit dhe shuma e përgjithshme i kalon të 20 milionë eurot. Përfitues do të jenë më shumë se 55.000 të rinj.

Ministrja sqaroi se ky kompensim i jashtëzakonshëm për këtë grupmoshë jepet, pasi të rinjtë nuk kanë vjetërsinë e duhur të punës, që të përfitojnë rregullisht asistencë papunësie.

Ministria e punës, nëpërmjet një njoftimi për shtyp, thotë se kushti që i riu (e reja) të përfitojë kompensimin është që të ketë qenë i regjistruar në OAED deri më 31 tetor 2017 dhe të vazhdojë të jetë i papunë.

Pagesa e kompensimit në llogaritë bankare të përfituesve do të bëhet deri më 31 dhjetor 2017.

17 Dhjetor 2017

FOTO GALERI


  • Organizata e emigrantëve “Arogji-Përkrahja”në 3 vjetorin e krijimit

  • SHQIPËRI-FRANCË: 1-0

  • “Vatra Labe” nderon mikun e shqiptarëve, shkrimtarin Dinos Kubatis

  • Qarkorja e re: Siguracioni dhe të ardhurat, pikat kyçe për lejet e qëndrimit

  • Shqipëri-Kosovë, mbledhja e përbashkët në Tiranë

  • Koferenca e Federatës së Shoqatave Shqiptare në Greqi

  • PREZANTIM LIBRI NE DETROIT

  • album2