Kotzias: “Takimi i radhës me Bushatin, në Korçë, më 19 janar”

Tribuna

Ndryshe nga ç’ishte paralajmëruar, komisioneri për zgjerimin Johannes Hahn dhe ministri i jashtëm grek, Nikos Kotzias, nuk bënë deklarata për shtyp pas takimit të tyre.

Komisioneri publikoi bëri vetëm pak rreshta në rrjetin social Twitter, ku thuhej se “Greqia është partner kyç në zgjerimin e BE me vendet e rajonit. Ndamë interesin e fuqishëm për promovimin e stabilitetit dhe thellimin e reformave, veçanërisht në Ballkanin Perëndimor”, komentoi Hahn.

Ndërsa ministri i jashtëm grek, menjëherë pas përcjelljes së zyrtarit europian, u ul në një bashkëbisedim të lirshëm me gazetarët.

Sipas tij, tema e marrëdhënieve të Greqisë me Shqipërinë kishte zënë një vend të mirë në takimin me komisionerin e zgjerimit.

“E informova komisionerin për takimin e Kretës dhe ramë dakord se Shqipëria duhet të përmbushë të gjitha kriteret si kusht për hapjen e negociatave të anëtarësimit”, tha Kotzias.

Më tej, ministri i jashtëm grek bëri të ditur se raundi i ri i bisedimeve me homologun e tij shqiptar, me të njëjtin format si në takimin e Kretës, do të zhvillohet më 19 dhe 20 janar në qytetin e Korçës.

“Shpresoj dhe kam një optimizëm të përmbajtur se aty (në Korçë) do të përmbyllen çështjet që u hapën, pasi të gjithë duam që zgjidhja e tyre të mos zvarritet në pafundësi dhe të shndërrohet në pengesë për hapjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në BE”, tha Kotzias.

“Të dy palët kanë vullnetin e mirë dhe gjithashtu të dy palët duan t’i zgjidhin problemet që ekzistojnë prej shumë kohësh apo të konkretizohen marrëveshje të së kaluarës me kërkesat e sotme. Përgjithësisht mendojmë që i gjithë ky proces të konkludojë në një Traktat Miqësie midis Greqisë dhe Shqipërisë apo në rinovimin e traktatit të Miqësisë të 1996-s. Është bërë parapërgatitja e duhur dhe ka vullnet nga të dy palët”, tha ministri i jashtëm grek, duke shtuar se deri në fund të këtij viti do të mblidhen sërish grupet e punës të ekspertëve që kanë krijuar dy ministritë e jashtme.

“Nuk na ndajnë probleme të tilla që mos të mundemi t’i zgjidhim”, përfundoi shefi i diplomacisë greke, që e cilësoi ministrin e jashtëm shqiptar si “një mik të mirë dhe një personalitet të spikatur”.

17 Dhjetor 2017

FOTO GALERI


  • Organizata e emigrantëve “Arogji-Përkrahja”në 3 vjetorin e krijimit

  • SHQIPËRI-FRANCË: 1-0

  • “Vatra Labe” nderon mikun e shqiptarëve, shkrimtarin Dinos Kubatis

  • Qarkorja e re: Siguracioni dhe të ardhurat, pikat kyçe për lejet e qëndrimit

  • Shqipëri-Kosovë, mbledhja e përbashkët në Tiranë

  • Koferenca e Federatës së Shoqatave Shqiptare në Greqi

  • PREZANTIM LIBRI NE DETROIT

  • album2