Arrestohet shqiptari që kishte fshehur hashash dhe fara kanabisi

Tribuna

Një shtetas shqiptar është arrestuar në zonën e Dramas, në pjesën lindore të Greqisë, pasi kishte fshehur një sasi marihuane, si dhe fara kanabisi.

41 vjeçari që ndodhej nën vëzhgimin e policisë, u arrestua në flagrancë. Me ndihmën edhe të qenit të zbulimit të drogës, brenda një stalle derrash u gjetën të fshehura 25 paketa me kanabis të papërpunuar, me peshë 12,1 kilogramë. U gjetën gjithashtu 356 gramë farë kanabisi të ndara në tre qese.

Përveç akuzave që lidhen me posedimin dhe kultivimin e drogës, 41 vjeçari do të përballet edhe me sanksionet e ligjit për shtetasit e huaj, pasi ai kishte hyrë dhe qëndronte në Greqi në mënyrë të paligjshme.

17 Dhjetor 2017

FOTO GALERI


  • Organizata e emigrantëve “Arogji-Përkrahja”në 3 vjetorin e krijimit

  • SHQIPËRI-FRANCË: 1-0

  • “Vatra Labe” nderon mikun e shqiptarëve, shkrimtarin Dinos Kubatis

  • Qarkorja e re: Siguracioni dhe të ardhurat, pikat kyçe për lejet e qëndrimit

  • Shqipëri-Kosovë, mbledhja e përbashkët në Tiranë

  • Koferenca e Federatës së Shoqatave Shqiptare në Greqi

  • PREZANTIM LIBRI NE DETROIT

  • album2