Në Korfuz e Lefkada gjenden “jetimë” mbi 100 kg kanabis

Tribuna

Policia greke njofton se është gjetur dhe sekuestruar në brigjet e Glyfadas, në ishullin e Korfuzit, një sasi kanabisi me peshë 58 kilogramë.

Droga ndodhej në katër thasë plastikë që ishin depërtuar nga uji.

Dy ditë më herët, në ishullin fqinj, Lefkada, ishin gjetur gjithashtu 4 thasë plastikë me 53 kg kanabis.

Dyshohet se të dy sasitë e drogës kanë lidhje me njera tjetrën, ndërsa supozohet se mund t’u ketë rënë trafikantëve gjatë transportimit.

Vlerësohet që droga kishte si pikënisje brigjet shqiptare, ndërsa nuk përjashtohet t’i përkiste gomones që u ndalua në 25 nëntor, me 1,6 ton kanabis.

Atëherë ishte thënë se në momentin që gomones iu dha sinjali që të ndalonte për kontroll, trafikantët hodhën në det sende të ndryshme, para se të largoheshin me shpejtësi e përfundimisht të ndaloheshin në ishullin Kea në afërsi të Athinës.

17 Dhjetor 2017

FOTO GALERI


  • Organizata e emigrantëve “Arogji-Përkrahja”në 3 vjetorin e krijimit

  • SHQIPËRI-FRANCË: 1-0

  • “Vatra Labe” nderon mikun e shqiptarëve, shkrimtarin Dinos Kubatis

  • Qarkorja e re: Siguracioni dhe të ardhurat, pikat kyçe për lejet e qëndrimit

  • Shqipëri-Kosovë, mbledhja e përbashkët në Tiranë

  • Koferenca e Federatës së Shoqatave Shqiptare në Greqi

  • PREZANTIM LIBRI NE DETROIT

  • album2