Mitsotakis: “Jemi gati të ndryshojmë Greqinë”

Tribuna

Mesazhin “Jemi gati të ndryshojmë Greqinë”, ka dërguar kryetari i Demokracisë së re, Kyriakos Mitsotakis në hapje të punimeve të kongresit të 11-të të partisë.

Njëkohësisht, Mitsotakis sulmoi ashpër kryeministrin dhe qeverinë, ndërsa u tregua i hapur ndaj Lëvizjes për Ndryshim (PASOK) dhe To Potami.

Sipas Mitsotakis, kongresi i 11-të është i ndryshëm, dërgon mesazhin se jemi gati të ndryshojmë Greqinë, kemi planin dhe njerëzit e përshtatshëm për ta realizuar. Duke iu drejtuar auditorit, Mitsotakis tha se “që nga mbrëmja e të dielës, sahati do të fillojë numërimin mbrapsht për të përzënë qeverinë më të keqe të periudhës së demokracisë”.

“Jemi të gjithë këtu, kuadro të vjetër dhe të sprovuar, që morën mbi supet e tyre partinë në momente të vështira, janë bashkë me ne kuadro që forcojnë çdo ditë aktivitetin, duke e parë Demokracinë e Re si të vetmen forcë politike që mund të shprehë pritshmëritë e grekëve”, tha Kyriakos Mitsotakis.

Në fjalën e tij lideri i opozitës deklaroi që nëse Demokracia e Re vjen në pushtet, “do të ulim taksat, do të përmirësojmë shtetin, do të tërheqim investime, do të krijojmë një rrjet mbrojtjeje për shtresat më të dobeta, do të dalim nga llumi ku na solli qeveria e sotme”.

17 Dhjetor 2017

FOTO GALERI


  • Organizata e emigrantëve “Arogji-Përkrahja”në 3 vjetorin e krijimit

  • SHQIPËRI-FRANCË: 1-0

  • “Vatra Labe” nderon mikun e shqiptarëve, shkrimtarin Dinos Kubatis

  • Qarkorja e re: Siguracioni dhe të ardhurat, pikat kyçe për lejet e qëndrimit

  • Shqipëri-Kosovë, mbledhja e përbashkët në Tiranë

  • Koferenca e Federatës së Shoqatave Shqiptare në Greqi

  • PREZANTIM LIBRI NE DETROIT

  • album2