Kërkohet bashktdhetari i zhdukur. Jeta e tij është në rrezik

Tribuna

Linja Kombëtare SOS 1065, ka publikuar njoftimin mbi zhdukjen e shtetasit shqiptar FLOGERT MUÇA. Njoftimi është publikuar pas vendimit të Policisë Greke.

Sipas njoftimit, Flogert Muça është me moshë 34 vjeç dhe u zhduk nga zona e Marusit në Athinë, më 9 dhjetor 2017. Ai ka sytë gështenjë, gjatësinë 1,70 m dhe pesha e tij është normale.

Ditën që u zhduk kishte veshur tuta me ngjyrë bezh, bluzë bojëkafe me vija bezh, atlete, një xhup pa mëngë me ngjyrë blu, kishte në qafë një kordon të bardhë ku ishin shkruajtur të dhënat e tij.

JETA E TIJ NDODHET NË RREZIK.

Nëse ndokush mund të ndihmojë le të telefonojë gjatë gjithë 24 orëshit në numrin 1065.

13 Dhjetor 2017

FOTO GALERI


  • Organizata e emigrantëve “Arogji-Përkrahja”në 3 vjetorin e krijimit

  • SHQIPËRI-FRANCË: 1-0

  • “Vatra Labe” nderon mikun e shqiptarëve, shkrimtarin Dinos Kubatis

  • Qarkorja e re: Siguracioni dhe të ardhurat, pikat kyçe për lejet e qëndrimit

  • Shqipëri-Kosovë, mbledhja e përbashkët në Tiranë

  • Koferenca e Federatës së Shoqatave Shqiptare në Greqi

  • PREZANTIM LIBRI NE DETROIT

  • album2