Dhurata e Krishtlindjeve, deri më 21 dhjetor 2017

Tribuna
ministrja greke e Punës, Efi Akcioglu

“Dhurata e Krishtlindjeve duhet të jepet më e vona deri më 21 dhjetor 2017”, bën të ditur ministrja greke e Punës, Efi Akcioglu, me një publikim në profilin e saj në Facebook, duke shtuar se dhuratat e festave në asnjë mënyrë nuk lejohet të jepen në mall, por vetem në para.

Siç vë në dukje ministrja, “kushti për pagesën e dhuratës së plotë është ekzistenca e marrëdhënies së punës të punonjësit në harkun kohor nga 01.05.2017 deri 31.12.2017. Nëse marrëdhënia e punës ka vazhduar për një periudhë më të shkurtër, atëherë punonjësit i takon një shumë e barabartë me 2/25 e pagës mujore ose dy paga ditore për çdo 19 ditë kalendarike të punës. Dhurata e Krishtlindjeve u takon gjithë atyre që ofrojnë punë të varur, pavarësisht llojit të kontratës së punës”.

“Në rast se dhurata e Krishtlindjeve nuk jepet në afatin e duhur, punonjësit mund të bëjnë ankimim në degët lokale të inspektoriatit të punës për të bërë padi. Gjithashtu mund të bëjnë denoncim anonim në numrin e telefonit 15512. Inspektoriatet e punës janë në dispozicion gjatë gjithë ditëve të ardhshme, me qëllim që të garantohet e drejta e tyre për të marrë dhuratën e Krishtlindjeve”, thekson ministrja e punës.

12 Dhjetor 2017

FOTO GALERI


  • Organizata e emigrantëve “Arogji-Përkrahja”në 3 vjetorin e krijimit

  • SHQIPËRI-FRANCË: 1-0

  • “Vatra Labe” nderon mikun e shqiptarëve, shkrimtarin Dinos Kubatis

  • Qarkorja e re: Siguracioni dhe të ardhurat, pikat kyçe për lejet e qëndrimit

  • Shqipëri-Kosovë, mbledhja e përbashkët në Tiranë

  • Koferenca e Federatës së Shoqatave Shqiptare në Greqi

  • PREZANTIM LIBRI NE DETROIT

  • album2