6 milionë euro më shumë remitanca se vitin e kaluar

Dërgesat e emigrantëve u rritën me 6 milionë euro në tremujorin e tretë të vitit 2017, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Banka e Shqipërisë, bën të ditur se remitancat për këtë periudhë shënuan vlerën e 166 milionë eurove,

Ndërsa si nëntë mujor, emigrantët kontribuan në ekonominë shqiptare me 464 milionë euro, shifër kjo 3% më e lartë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Pas vitit 2015, remitancat kanë nisur një përtëritje të lehtë, pas rënies së ndjeshme në vitet e para të krizës ekonomike të Eurozonës.

Banka e Shqipërisë vlerëson se remitancat përdoren kryesisht për konsum, mjekim, arsim, por edhe për investime të pasuri të paluajtshme.

12 Dhjetor 2017

FOTO GALERI


  • Organizata e emigrantëve “Arogji-Përkrahja”në 3 vjetorin e krijimit

  • SHQIPËRI-FRANCË: 1-0

  • “Vatra Labe” nderon mikun e shqiptarëve, shkrimtarin Dinos Kubatis

  • Qarkorja e re: Siguracioni dhe të ardhurat, pikat kyçe për lejet e qëndrimit

  • Shqipëri-Kosovë, mbledhja e përbashkët në Tiranë

  • Koferenca e Federatës së Shoqatave Shqiptare në Greqi

  • PREZANTIM LIBRI NE DETROIT

  • album2