Shtypi i huaj: Greqia po del nga periudha e mbikqyrjes

Tribuna

Greqia, prej nga filloi kriza e borxhit në Europë duket më në fund se do të mundë të dalë nga periudha e mbikqyrjes, pasi programi i shpëtimit përfundon në gusht 2018, shkruan gazeta Wallt Street Journal.

Dalja e Greqisë nga programi i shpëtimit do të mund të ishte një bekim për ekonominë, por njëkohësisht edhe një shpërblim i politikës së ndjekur, pasi vitet e përplasjeve me Europën e kanë dëmtuar psikologjinë e investitorëve dhe veprimtarinë e tyre në Greqi.

Në 2017, Greqia ka regjistruar tre tremujorë të njëpasnjëshëm me rritje ekonomike, për herë të parë pas krizës. Natyrisht, ekonomia e vendit vazhdon të përballet me sfida të mëdha: ka shënuar zhvillim vetëm vitet e fundit dhe ka barrën më të rëndë të borxhit në gjithë Europën, megjithëse maturimet afatgjata për kreditë e shpëtimit i sigurojnë një jastëk sigurie.

Ndërkaq, itinerari i udhëtimit është inkurajues.

Edhe papunësia, ndërsa vazhdon të jetë jashtëzakonisht e lartë, mbi 20%, është ulur nga niveli maksimal që ishte në 28%. Depozitat bankare, ndërsa mbeten nën 45% që ishte niveli i tyre më i lartë, janë stabilizuar dhe rritur me 4,4% sivjet, në nivelet më të larta nga 2015-a dhe bankat janë rikthyer në tregjet e obligacioneve.

Duke përjashtuar pagesat e borxhit, qeveria në Greqi shpenzon më pak nga të ardhurat dhe shlyerjet afatshkurtra të borxhit janë të menaxhueshme.

Ekonomia në Greqi ka shumë rrugë për të bërë deri në rehabilitimin e dëmeve që u shkaktuan nga kriza. Mirëpo një dalje nga programi i shpëtimit, që dikur dukej e pamundur, tashmë ngjan me diçka për të cilën mund të vemë bast, përfundon gazeta Wallt Street Journal.

12 Dhjetor 2017

FOTO GALERI


  • Organizata e emigrantëve “Arogji-Përkrahja”në 3 vjetorin e krijimit

  • SHQIPËRI-FRANCË: 1-0

  • “Vatra Labe” nderon mikun e shqiptarëve, shkrimtarin Dinos Kubatis

  • Qarkorja e re: Siguracioni dhe të ardhurat, pikat kyçe për lejet e qëndrimit

  • Shqipëri-Kosovë, mbledhja e përbashkët në Tiranë

  • Koferenca e Federatës së Shoqatave Shqiptare në Greqi

  • PREZANTIM LIBRI NE DETROIT

  • album2