Europol: Shqipëria mbetet burim kryesor i furnizimit me kababis të BE

Tribuna

Kanabisi mbetet deri më tani droga e paligjshme më e përdorur në Europë, ndërsa Shqipëria vijon të jetë burimi kryesor i bimës së kanabisit.

Një raport i sapopublikuar nga Organizata Europiane e Policisë Europol, pohon se tregu i drogës në vendet europiane prodhon 24 bilionë euro fitime për trafikantët dhe rrjetet e krimit të organizuar.

Raporti flet se rreth 35 për qind e grupeve të krimit të organizuar aktive në Bashkimin Europian janë të përfshria në prodhim, trafikim ose shpërndarje të drogës.

Raporti i Europolit vlerëson ndërkohë, se rruga e Ballkanit mbetet rruga kryesore e hyrjes për pjesën më të madhe të heroinës në Bashkimin Europian. Sa i përket linjave të trafikimit nënvizohet se tashmë deti mbetet më i preferuar, por po ashtu dhe transporti rrugor. Rruga e Ballkanit mbetet rruga kryesore e hyrjes për pjesën më të madhe të heroinës së trafikuar në BE. Megjithatë, ka pasur një zhvendosje të pjesshme në trafikimin e heroinës nga rruga e Ballkanit në rrugën e Kaukazit.

Ndërkohë që Maroku mbetet burimi kryesor i vajit të kanabisit në BE. Duke përdorur kompanitë e para dhe ndërmjetësit, disa grupe veprojnë me anije dhe madje edhe me flota të vogla që transportojnë tonelata të kanabisit. Zakonisht, sasite e konsiderueshme te bimeve narkotike, fshihen ne mesin e mallrave te ligjshme per tu transportuar".

Tregjet e drogës mbeten tregjet më të mëdha kriminale në BE. Më shumë se 1/3 e grupeve kriminale që janë aktive në Europë, janë të përfshira në prodhim, trafikim dhe shpërndarje të llojeve të ndryshme të drogës. Tregtia e drogës së paligjshme ka fitime me miliardë euro për grupet e përfshira në këtë aktivitet kriminal.

Tregu i drogës me pakicë në BE mendohet të ketë vlerën e të paktën 24 miliardë euro në vit. Ndërkohë që tregu i shitjes me pakicë, vetëm për llojin kokainë në Europë, besohet se arrin ne 5.7 miliardë euro fitime në vit."

Fitimet e marra nga tregtia e drogës financojnë aktivitete të tjera kriminale duke lejuar organizatat kriminale që të përparojë dhe zhvillojë ndërmarrjet kriminale që shkatërrojnë shëndetin, mirëqënien dhe sigurinë e qytetarëve në BE.

Organizatat kriminale që janë të përfshira në trafikimin e drogës mbështeten në korrupsion që të kenë më të lehtë zhvillimin e aktiviteteve të tyre. Ata mashtrojnë me anë të dokumenteve duke krijuara çertifikata të rreme të importit ose regjistrimit të kompanive për importimin e drogave të paligjshme me mallra ligjore.

Në raportin e Europol për vitin 2017, konstatohet gjithashtu se rreth 35 % e grupeve të krimit të organizuar që veprojnë në BE, në nivel ndërkombetar, janë të përfshirë konkretisht në prodhimin, trafikimin ose shpërndarjen e drogërave ilegale.

Ndërkohë që 75% e grupeve të cilat merren me tregtinë e drogës në BE, tregtojnë më shume se nje lloj droge te paligjshme.

08 Dhjetor 2017

FOTO GALERI


  • Organizata e emigrantëve “Arogji-Përkrahja”në 3 vjetorin e krijimit

  • SHQIPËRI-FRANCË: 1-0

  • “Vatra Labe” nderon mikun e shqiptarëve, shkrimtarin Dinos Kubatis

  • Qarkorja e re: Siguracioni dhe të ardhurat, pikat kyçe për lejet e qëndrimit

  • Shqipëri-Kosovë, mbledhja e përbashkët në Tiranë

  • Koferenca e Federatës së Shoqatave Shqiptare në Greqi

  • PREZANTIM LIBRI NE DETROIT

  • album2