Policia greke kthen më shumë se 1.600 shqiptarë pa dokumente

Tribuna

Autoritetet greke njoftuan se gjatë muajit nëntor kanë kthyer në vendet e tyre më shumë se 1.681 emigrantë të paligjshëm. Një pjesë e tyre janë kthyer vullnetarisht, duke shfrytëzuar stimujt që ofron Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (IOM), ndërsa për një pjesë tjetër, mes të cilëve edhe shtetasit shqiptarë, kthimi ka qenë i detyrueshëm.

Pikërisht shqiptarët përbëjnë më shumë se dy të tretat e emigrantëve të kthyer.

Sipas njoftimit zyrtar të policisë greke janë dërguar për në vendin e tyre 1.099 shqiptarë, 185 pakistanezë, 76 irakianë, 63 gjeorgjianë dhe me radhë 50 shtetas nga Algjeria, 30 nga Irani, 24 nga Afganistani dhe 19 nga Turqia.

Autoritetet greke bëjnë gjithashtu të ditur se që nga fillimi i vitit janë kthyer në vendet e tyre 17.684 emigrantë të paligjshëm që ose janë kapur pa dokumenta, ose ndaj tyre ishte marrë masa administrative e largimit nga Greqia.

08 Dhjetor 2017

FOTO GALERI


  • Organizata e emigrantëve “Arogji-Përkrahja”në 3 vjetorin e krijimit

  • SHQIPËRI-FRANCË: 1-0

  • “Vatra Labe” nderon mikun e shqiptarëve, shkrimtarin Dinos Kubatis

  • Qarkorja e re: Siguracioni dhe të ardhurat, pikat kyçe për lejet e qëndrimit

  • Shqipëri-Kosovë, mbledhja e përbashkët në Tiranë

  • Koferenca e Federatës së Shoqatave Shqiptare në Greqi

  • PREZANTIM LIBRI NE DETROIT

  • album2