Erdogan në Athinë, shkakton ende pa mbërritur pakënaqësi te pala greke

Tribuna

Vetëm pak orë para mbërritjes në Athinë për vizitë zyrtare, presidenti turk, Recep Taiypp Erdogan, ka shkaktuar pezmatimin e mikpritësve. Në një intervistë për televizionin Skai dhe gazetarin Aleksis Papachelas, Erdogan ka theksuar nevojën e rishikimit të marrëveshjes së Lozanës. Kjo marrëveshje, e nënshkruar më 1923, rregullon statusin e ishujve të Egjeut lindor në raport me Greqinë dhe Turqinë.

“Kjo marrëveshje ka të bëjë me të gjithë rajonin dhe pikërisht për këtë arsye besoj se me kalimin e viteve, gjithë konventat kanë nevojë të për një riaktualizim. Edhe marrëveshja e Lozanës, mbi bazën e zhvillimeve të fundit, ka nevojë për një riaktualizim. Ky riaktualizim nuk ka të bëjë vetëm me Turqinë, por edhe me Greqinë”.

Erdogan nuk shpjegoi se cilat janë ndryshimet që synon pala turke, por tha se distanca ndërmjet disa ishujve është “problematike”, duke shtuar se mosmarrëveshjet që kanë të bëjnë me ujërat territoriale, hapësirën ajrore dhe shelfin kontinental, mund të zgjidhen “lehtësisht”.

Në të njëjtën kohë, kryeministri grek Aleksis Tsipras, në intervistë për agjencinë turke të lajmeve Anadolu Ajans, theksonte nevojën e respektimit të plotë të marrëveshjes së Lozanës.

“Duhet të garantojmë se marrëdhëniet tona zhvillohen të bazuara në themelet e qëndrueshme të reskeptit reciprok dhe të së drejtës ndërkombëtare, me respekt të plotë ndaj Marrëveshjes së Lozanës. Duhet të garantojmë që Egjeu dhe Mesdheu janë dete paqeje dhe dialogu, dhe jo tensionesh dhe konfliketesh”, nënvizoi Tsipras.

Reagimi zyrtar i Athinës për deklaratën e presidentit turk, erdhi nëpërmjet zëdhënësit të qeverisë greke.

“Intervista e zotit Erdogan krijon shqetësim të madh dhe pikëpyetje. Respekti i marrëveshjes së Lozanës përbën themelin ekskluziv dhe të panegociueshëm mbi të cilat mund të ndërtohet bashkëpunimi i sinqertë i të dy vendeve. Deklaratat për rishikim (të marrëveshjes) nuk ndihmojnë”, tha zëdhënësi duke shtuar se Athina dëshiron që vizita e zotit Erdogan të jetë një shkas për t’u ndërtuar ura dhe jo mure”.

Në intervistë për televizionin grek, Erdogan u pyet edhe për çështjen e tetë ushtarakëve turq që u arratisën në Greqi pas tentativës për grusht shteti dhe që drejtësia greke nuk lejoi ekstradimin e tyre që e kërkon me insistim Ankaraja.

Erdogan tha se në korrik të vitit të kaluar kishte folur në telefon me kryeministrin Tsipras, i cili i kishte premtuar që ata do të ekstradoheshin në Turqi brenda 15-20 ditësh. Presidenti turk u duk se nuk mbështeste argumentin e qeverisë greke se “nuk mund të ndërhyjë në sistemin e drejtësisë që është i pavarur”.

“Në këto momente sigurisht që jemi të brengosur dhe në të njëjtën kohë është lëkundur besimi ynë për drejtësinë greke”, tha Erdogan.

Por ai la gjithashtu të kuptohet që këto probleme nuk duhet të shndërrohen në pengesë për zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe.

Përtej këtyre probleme, “marrëdhëniet ushtarake, tregtare dhe politike ndërmjet të dy shteteve do të vazhdojnë të forcohen në mënyrë shumë vendimtare dhe pozitive”, nënvizoi Recep Taizpp Erdogan.

Erdogan është i dyti president i Turqisë që viziton Greqinë pas plot 65 vjetësh.

Nga ana tjetër, Athina është kryeqyteti i dytë (më herët ishte Varshava), që e ka ftuar për vizitë pas tentativës së dështuar pëlr grusht shteti që u shënua në Turqi në korrik 2016.

07 Dhjetor 2017

Shqiptari dhe greku arrestohen me 3 kg kokainë

Një shtetas shqiptar dhe një grek janë arrestuar në Iraklion, kryeqendra administrative e ishullit të Kretës. Ata akuzohen për posedimin dhe trafikimin e sasive të mëdha të drogave të forta.

FOTO GALERI


  • Organizata e emigrantëve “Arogji-Përkrahja”në 3 vjetorin e krijimit

  • SHQIPËRI-FRANCË: 1-0

  • “Vatra Labe” nderon mikun e shqiptarëve, shkrimtarin Dinos Kubatis

  • Qarkorja e re: Siguracioni dhe të ardhurat, pikat kyçe për lejet e qëndrimit

  • Shqipëri-Kosovë, mbledhja e përbashkët në Tiranë

  • Koferenca e Federatës së Shoqatave Shqiptare në Greqi

  • PREZANTIM LIBRI NE DETROIT

  • album2