Përleshje në Athinë, në 9 vjetorin e vrasjes së Grigoropulos

Tribuna

Në qendër të Athinës janë shënuar në orët e vona të mbrëmjes se te merkures përleshje midis anarkistëve dhe forcave të policisë. Incidentet filluan pak para përfundimit të manifestimit të protestës, në 9 vjetorin e vrasjes nga një patrullë policie të adoleshentit Aleksandros Grigoropulos.

Incidentet filluan kur një pjesë e protestuesve mbërritën në vendin ku më 6 dhjetor 2008 u vra Grigoropulos.

Anarkistët me skafandra dhe fytyrat të mbuluara me maska, hodhën bomba molotov, fishekzjarre dhe gurë kundër forcave të policisë.

Ata u vunë zjarrin kazanëve të mbeturinave dhe ngritën barrikada në disa prej rrugëve të zonës Eksarhia.

Policia ka përdorur gaz lotsjellës dhe bomba zhurmuese.

Incidente pati edhe gjatë mesditës, kur anarkistët thyen vitrina bankash dhe dyqanesh, si dhe semaforë, nën vështrimin e forcave policore që nuk ndërhynë.

Incidente më të kufizuara ka patur në mjaft qytete të Greqisë.

Në Selanik, për gati një orë, anarkistët ishin ngujuar në mjediset e universitetit Aristotelios. Ata hodhën bomba molotov, bombola gazi dhe gurë kundër policisë, që u kundërpërgjigj me gaz lotsjellës dhe bomba zhurmuese. Pas orës 21,30 situata në Selanik u normalizua.

07 Dhjetor 2017

Shqiptari dhe greku arrestohen me 3 kg kokainë

Një shtetas shqiptar dhe një grek janë arrestuar në Iraklion, kryeqendra administrative e ishullit të Kretës. Ata akuzohen për posedimin dhe trafikimin e sasive të mëdha të drogave të forta.

FOTO GALERI


  • Organizata e emigrantëve “Arogji-Përkrahja”në 3 vjetorin e krijimit

  • SHQIPËRI-FRANCË: 1-0

  • “Vatra Labe” nderon mikun e shqiptarëve, shkrimtarin Dinos Kubatis

  • Qarkorja e re: Siguracioni dhe të ardhurat, pikat kyçe për lejet e qëndrimit

  • Shqipëri-Kosovë, mbledhja e përbashkët në Tiranë

  • Koferenca e Federatës së Shoqatave Shqiptare në Greqi

  • PREZANTIM LIBRI NE DETROIT

  • album2