Sekuestrohen 28 kg heroinë, pranga tre shqiptarëve dhe një grekeje

Tribuna

Policia greke ka arrestuar tre shtetas shqiptarë dhe ka sekuestruar në një tavernë në Athinë më shumë se 28 kilogramë heroinë. Në pranga ka rënë dhe një shtetase greke, mikesha e njerit prej shqiptarëve të arrestuar, me moshë 32 vjeç, që gjithashtu akuzohet njeri prej krerëve të grupit të trafikantëve.

Operacionet e koordinuara të shërbimit antidrogë të Athinës u realizua pas sinjalizimeve të marra nga njësia homologe e Selanikut.

Kontrollet në tavernën ku punonte njeri prej shqiptarëve u gjetën të fshehura në një vend të posaçëm 59 pako me heroinë, me peshë të përgjithshme 28, 7 kilogramë.

Ndërsa në shtëpinë ku 32 vjeçari bashkëjetonte me 29 vjeçaren greke, u gjetën 5,2 kilogramë nga një substancë që përdoret në përpunimin e heroinës.

Gjithashtu u gjetën dhe u sekuestruan një peshore precizioni elektronike, paketa me doza të gatshme heroine, 4.600 euro, 5 telefona celularë, dy letërnjoftime greke dhe një leje e drejtimit të mjetit gjithashtu greke, që dyshohet se janë të falsifikuara dhe përdoreshin për të mashtruar autoritetet.

Në banesë u gjet dhe një tjetër shtetas shqiptar, i moshës 34 vjeç, që gjithashtu u arrestua.

Policia thotë se rrjeti importonte sasi heroine dhe i trafikonte në tregun grek, pasi më përpara i përpunonte.

Gjithashtu, gjatë verifkimeve rezultoi se ndaj 32 vjeçarit dhe shtetases greke ishin nxjerrë që më herët urdhra arresti nga gjykata e shkallës së parë e Athinës, me akuza për drejtim dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale të trafikut të lëndëve narkotike.

07 Dhjetor 2017

Shqiptari dhe greku arrestohen me 3 kg kokainë

Një shtetas shqiptar dhe një grek janë arrestuar në Iraklion, kryeqendra administrative e ishullit të Kretës. Ata akuzohen për posedimin dhe trafikimin e sasive të mëdha të drogave të forta.

FOTO GALERI


  • Organizata e emigrantëve “Arogji-Përkrahja”në 3 vjetorin e krijimit

  • SHQIPËRI-FRANCË: 1-0

  • “Vatra Labe” nderon mikun e shqiptarëve, shkrimtarin Dinos Kubatis

  • Qarkorja e re: Siguracioni dhe të ardhurat, pikat kyçe për lejet e qëndrimit

  • Shqipëri-Kosovë, mbledhja e përbashkët në Tiranë

  • Koferenca e Federatës së Shoqatave Shqiptare në Greqi

  • PREZANTIM LIBRI NE DETROIT

  • album2