Eurogrupi përshëndet marrëveshjen me Athinën

Presidenti në ikje i Eurogrupit, Jeroen Dijsselbloem, i bie për herë të fundit ziles për hapjen e mbledhjes së ministrave të financave më 4 dhjetor 2017.

Presidenti në ikje i Eurogrupit, Jeroen Dijsselbloem u shpreh i kënaqur për arritjen e një marrëveshje të shpejtë mes negociatorëve për Greqinë, në një deklaratë për median pasi mbërriti të hënën në Bruksel në takimin e Eurogrupit.

“Është e shkëlqyer që arritëm një marrëveshje në kohë”, komentoi Dijsselbloem.

Ai qartësoi gjithashtu se “shuma e huas së radhës për Greqinë nuk do të diskutohet sot. Kjo është diçka që do të vendoset më vonë”.

Pas kësaj marrëveshje ministrat e Financave të Eurozonës do të bisedojnë për hapin e radhës, për veprimet prioritare që duhet të implementohen dhe proceset vendimarrëse që duhet të vazhdojnë, në të cilat përfshihet edhe ratifikimi i kësaj marrëveshje nga parlamentet kombëtare dhe nga Mekanizmi Evropian i Stabilitetit.

04 Dhjetor 2017

Shqiptari dhe greku arrestohen me 3 kg kokainë

Një shtetas shqiptar dhe një grek janë arrestuar në Iraklion, kryeqendra administrative e ishullit të Kretës. Ata akuzohen për posedimin dhe trafikimin e sasive të mëdha të drogave të forta.

FOTO GALERI


  • Organizata e emigrantëve “Arogji-Përkrahja”në 3 vjetorin e krijimit

  • SHQIPËRI-FRANCË: 1-0

  • “Vatra Labe” nderon mikun e shqiptarëve, shkrimtarin Dinos Kubatis

  • Qarkorja e re: Siguracioni dhe të ardhurat, pikat kyçe për lejet e qëndrimit

  • Shqipëri-Kosovë, mbledhja e përbashkët në Tiranë

  • Koferenca e Federatës së Shoqatave Shqiptare në Greqi

  • PREZANTIM LIBRI NE DETROIT

  • album2