Gomonia me 1,6 ton kanabis: 50.000 euro për dy motorra

Tribuna

Duke iu referuar dosjes së akuzës, gazeta greke "Ethnos" saktëson se kreu i organizatës kriminale është një shtetas italian dhe zëvendës i tij një shtetas shqiptar me moshë 31 vjeç.

"Ethnos" publikon të dielën edhe zbardhjen e dy bisedave telefonike, ku protagonist është një shtetas shqiptar me moshë 34 vjeç, i ngarkuar me mirëmbajtjen e skafeve.

Në bisedën e parë, ai flet me një teknik, për blerjen e dy motorrave Yamaha, me vlerë 50.000 euro.

Tekniku: Alo, kapiten, më mori Yamaha, njerin (motorr) e marrim me 24.800 dhe tjetrin me 25.100. Njeri është majtas dhe tjetri djathtas.

34 vjeçari: Po, kjo është komplet, kështu?

Tekniku: Komplet, bre! I gjithi komplet, vetëm se pa drejtimin dhe organet. Këmbët, gjithçka.

34 vjeçari: Dhe sa shkon çmimi?

Tekniku: Janë thuajse pesëdhjetëmijë.

34 vjeçari: Do të marr unë (përmend emrin e biznesmenit Spiros Kardamis), do të them dhe do të të marr.



Biseda e dytë

E zhvilluar në shtator 2017 ndërmjet 34 vjeçarit shqiptar dhe drejtuesit të një karrotreci që përdorej për transportimin e skafeve.

Karrotreci: A ke punë?

34 vjeçari: Do mtë shohim këtë javë.

Karrotreci: Po, sepse punojnë të tjerët për ty, të rinjtë.

Tekniku:

34 vjeçari: Ke ndonjë treiler tjetër tëndin, ta lemë pak këtë, derisa të rregulloj unë... tre ditë.

Karrotreci: Kam.

34 vjeçari: Do ta çosh aty, të vemë skafin tani që është bosh, dy tri ditë, sa të rregullohet tjetri.

Karrotreci: Duhet të sjell aty karrotrecin e madh, të sjell dhe trejlerin e madh, ta nxjerrim skafin jashtë dhe të ruajmë me turne.

03 Dhjetor 2017

Shqiptari dhe greku arrestohen me 3 kg kokainë

Një shtetas shqiptar dhe një grek janë arrestuar në Iraklion, kryeqendra administrative e ishullit të Kretës. Ata akuzohen për posedimin dhe trafikimin e sasive të mëdha të drogave të forta.

FOTO GALERI


  • Organizata e emigrantëve “Arogji-Përkrahja”në 3 vjetorin e krijimit

  • SHQIPËRI-FRANCË: 1-0

  • “Vatra Labe” nderon mikun e shqiptarëve, shkrimtarin Dinos Kubatis

  • Qarkorja e re: Siguracioni dhe të ardhurat, pikat kyçe për lejet e qëndrimit

  • Shqipëri-Kosovë, mbledhja e përbashkët në Tiranë

  • Koferenca e Federatës së Shoqatave Shqiptare në Greqi

  • PREZANTIM LIBRI NE DETROIT

  • album2