Nëntë turqit e arrestuar në Athinë; dyshime se përgatisnin goditje gjatë vizitës së presidentit Erdogan

Tribuna

Policia greke ka publikuar prova materiale që u gjetën në banesat e nëntë shtetasve turq që u arrestuan para pak ditësh në Athinë.

Ata akuzohen si pjesëmarrës të organizatës së ekstremit të majtë DHKP-C (Fronti i Partisë Revolucionare Çlirimtare). Sipas Ankarasë zyrtare, kjo organizatë mban përgjegjësinë për vrasjen e dhjetra ushtarakëve dhe më shumë se 80 civilëve gjatë katër dekadave të veprimtarisë.

Publikimi i provave materiale u bë 24 orë pasi autoritetet greke kishin publikuar edhe gjeneralitetet dhe fotografitë e të arrestuarve, bashkë me dokumente identiteti të falsifikuara.

Ndërmjet provave bien në sy sende si sahate, telefona celularë, detonatorë dhe substanca kimike që përdoren për prodhimin e lëndëve eksplozive.

Shërbimi antiterror grek po heton nëse të arrestuarit planizonin kryerjen e ndonjë sulmi me bomba në Greqoi, si dhe të evidentojnë se cili mund të ishte objekti i këtyre sulmeve.

Që në momentin e arrestimit të tyre, në fillim të javës, u hodh dyshimi se ata po përgatitnin një goditje gjatë kohës që në Greqi do të ndodhej presidenti turk Recep Tayipp Erdogan.

Ndonëse kjo vizitë ishte paralajmëruar që prej një muaji, data e mbërritjes së presidentit turk u njoftua vetëm mbrëmjen e të premtes.

Recep Tayipp Ergdogan do të mbërrijë në Athinë më 7 dhjetor, pas ftesës së homologut grek, Prokopis Pavlopoulos.

Presidenti turk do të takohet në Athinë me gjithë udhëheqjen e vendit. Një ditë më vonë ai do të shkojë në zonën e Trakës, ku jeton një popullatë e rëndësishme turqishtfolëse, që Ankaraja e konsideron si minoritet etnik turk, por Athina vetëm si minoritet fetar.

03 Dhjetor 2017

Shqiptari dhe greku arrestohen me 3 kg kokainë

Një shtetas shqiptar dhe një grek janë arrestuar në Iraklion, kryeqendra administrative e ishullit të Kretës. Ata akuzohen për posedimin dhe trafikimin e sasive të mëdha të drogave të forta.

FOTO GALERI


  • Organizata e emigrantëve “Arogji-Përkrahja”në 3 vjetorin e krijimit

  • SHQIPËRI-FRANCË: 1-0

  • “Vatra Labe” nderon mikun e shqiptarëve, shkrimtarin Dinos Kubatis

  • Qarkorja e re: Siguracioni dhe të ardhurat, pikat kyçe për lejet e qëndrimit

  • Shqipëri-Kosovë, mbledhja e përbashkët në Tiranë

  • Koferenca e Federatës së Shoqatave Shqiptare në Greqi

  • PREZANTIM LIBRI NE DETROIT

  • album2