Situata më e re: Operacione të shumta kërkim-shpëtimi në zonat e përmbytura

Foto: ORA NEWS

Situata e reshjeve vijon të jetë e rënduar, ka raportuar pasditen vonë të së premtes Komiteti i Koordinimit të Emergjencave Civile dhe Krizave.

Gjatë orëve të pas mesditës janë zhvilluar një mori operacionesh kërkim-shpëtimi kryesisht në Qarkun e Durrësit, Bashkia e Fushë Krujës.

Në këto operacione janë angazhuar helikopterë të Forcave të Armatosura dhe mjete të tjera speciale.

Ushtarakët e Forcave të Armatosura kanë plotësuar misione shumë të vështira gjatë këtij procesi.

Gjithashtu, kanë filluar operacionet e evakuimit edhe në Qarkun e Vlorës dhe atë të Beratit, ku ekziston rrezik i dukshëm për përmbytje të mëdha.

Ka pasur rëndim të gjendjes në Gjirokastër, Sarandë, Përmet, Tepelenë, Memaliaj, Berat, Vlorë, Fier, Shijak, Fushë Krujë, Kavajë, etj.. Kapacitete të tjera të Forcave të Armatosura dhe të Policisë së Shtetit janë nisur për në zonat më të rrezikuara, ndërkohë që janë shtuar edhe kapacitetet akomoduese në zonat e prekura.

Komiteti i Koordinimit të Emergjencave Civile dhe Krizave u bën thirrje qytetarëve të zonave prekura të vijojnë bashkëpunimin me autoritetet dhe të ndjekin me shumë kujdes njoftimet në mediat elektronike dhe në rrugët e tjera të komunikimit.

Komiteti i Koordinimit të Emergjencave Civile dhe Krizave garanton qytetarët dhe opinionin publik për gatishmërinë absolute të të gjithë sistemit kombëtar të përballimit të emergjencave dhe krizave si dhe kërkon mirëkuptimin e qytetarëve të prekur, të cilëve ende nuk mund tu jetë ofruar krejt mbështetja e nevojshme, për shkak të përparësive absolute që kanë pasur rastet e rrezikimit të jetës së qytetarëve. Të gjithë qytetarëve u bëhet thirrje të vijojnë si deri më tani bashkëpunimin dhe solidaritetin karakteristik shqiptar.

Komiteti adreson falënderime edhe për aktorët e tjerë politikë, publikë dhe mediatikë që janë solidarizuar realisht me përpjekjet e autoriteteve për përballimin e gjendjes.

Komiteti i Koordinimit të Emergjencave Civile dhe Krizave thekson se momentet e vështira që po kalojnë kërkojnë përqendrim tek shpëtimi i jetës dhe kujton se do të jetë faza e likuidimit të pasojave momenti kur do të ofrohet ndihma për lehtësimin e dëmeve të shkaktuara nga përmbytjet.

Komiteti i Koordinimit të Emergjencave Civile dhe Krizave falënderon të gjithë operatorët privatë që janë angazhuar vullnetarisht në përballimin e situatës, ndër të cilët edhe operatorët e telefonisë celulare Vodafone.al, Telekom.al dhe Albtelecom, të cilët kanë marrë përsipër të përcjellin mesazhe informimi sms për qytetarët.

Ndërkohë vijojnë të mbeten instruksionet e dhëna në komunikatat e mëparshme lidhur me masat e sigurisë që duhet të kenë parasysh të gjithë qytetarët.

01 Dhjetor 2017

Shqiptari dhe greku arrestohen me 3 kg kokainë

Një shtetas shqiptar dhe një grek janë arrestuar në Iraklion, kryeqendra administrative e ishullit të Kretës. Ata akuzohen për posedimin dhe trafikimin e sasive të mëdha të drogave të forta.

FOTO GALERI


  • Organizata e emigrantëve “Arogji-Përkrahja”në 3 vjetorin e krijimit

  • SHQIPËRI-FRANCË: 1-0

  • “Vatra Labe” nderon mikun e shqiptarëve, shkrimtarin Dinos Kubatis

  • Qarkorja e re: Siguracioni dhe të ardhurat, pikat kyçe për lejet e qëndrimit

  • Shqipëri-Kosovë, mbledhja e përbashkët në Tiranë

  • Koferenca e Federatës së Shoqatave Shqiptare në Greqi

  • PREZANTIM LIBRI NE DETROIT

  • album2