Botërori 2018: Hidhet shorti i fazës së grupeve

Tribuna

Në prani të presidentit rus Vladimir Putin, të premten pasdite është hedhur në Moskë shorti i Botërorit 2018, që do të zhvillohet në Rusi (14 qershor – 15 korrik).

“Vendi ynë e priste me padurim këtë organizim dhe ka gjithë gatishmërinë që ta zhvillojë në nivelin më të lartë të mundshëm. Do të bejmë gjithçka që ta shndërrojmë në një festë të madhe sportive. I ftoj gjithë sportdashësit në Rusi. Takimi më 2018!”, deklaroi Putin.

Presidenti i FIFA-s Gianni Infantino, u shpreh i bindur se do të jetë Botërori më i mirë.

“Misioni ynë është të organizojmë Botërorin më të mirë në histori dhe unë jam i bindur se ai i Rusisë do të jetë i tillë”, tha Infantino. “Do të jetë një eksperiencë e veçantë dhe unike, pasi është vënë re përfshirja e të gjithëve, që nga presidenti rus Putin, e deri te vullnetarët”, tha Infantino.



Yjet tërheqin biletat

Tërheqjen e biletave të shortit, e realizuan emra të mëdhenj të futbollit botëror, si Diego Maradona, Gordon Benks, Loran Blan, Kafu, Diego Forlan, Fabio Kanavaro, Carles Pujol dhe 91 vjeçari Nikita Simonian, ish pjesëtar i përfaqësueses së bashkimit Sovjetik. Prezantues ishin ylli i dikurshëm i futbollit anglez, Gari Lineker dhe moderatorja ruse, Maria Komadnaja.



Grupe të ekuilibruara, shquhet derbi iberik

Tetë grupet që rezultuan nga shorti janë me gjasë të ekuilibruar dhe te shumica e tyre ka të paktën një favorit.

Ndeshja më e madhe e fazës së parë do të jetë pa dyshim ajo midis Portugalisë dhe Spanjës, dy fqinjëve që kanë fituar tre kampionatet e fundit europiane. Por pavarësisht nga rezultati i këtij derbi edhe spanjollët, edhe portugezët pritet të kualifikohen përballë kundërshtarëve si Maroku dhe Irani.

Interesant konsiderohet edhe grupi i 5-të, me Brazilin, Zvicrën, Kosta Rikën dhe Serbinë të kenë shanse thuajse të barabarta për t’u kualifikuar.

Kampionia në fuqi, Gjermania, do të luajë në grupin e 6-të bashkë me Meksikën, Suedinë dhe Korenë e Jugut.

Ndeshja e hapjes së Botërorit, Rusi-Arabi Saudite, do të luhet më 14 qershor 2018 në stadiumin “Luzhniki” të Moskës, ashtu sikurse edhe finalja.



Përbërja e grupeve

Grupi A

Rusi, Uruguaj, Egjipt, Arabia Saudite



Grupi B

Portugali, Spanje, Iran, Marok



Grupi C

France, Australi, Peru, Danimarke



Grupi D

Argjentine, Islande, Kroaci, Nigeri



Grupi E

Brazil, Zvicer, Kosta Rika, Serbi



Grupi F

Gjermani, Meksike, Suedi, Koreja e Jugut



Grupi G

Belgjike, Panama, Tunizi, Angli



Grupi H

Poloni, Senegal, Kolumbi, Japoni.

01 Dhjetor 2017

Shqiptari dhe greku arrestohen me 3 kg kokainë

Një shtetas shqiptar dhe një grek janë arrestuar në Iraklion, kryeqendra administrative e ishullit të Kretës. Ata akuzohen për posedimin dhe trafikimin e sasive të mëdha të drogave të forta.

FOTO GALERI


  • Organizata e emigrantëve “Arogji-Përkrahja”në 3 vjetorin e krijimit

  • SHQIPËRI-FRANCË: 1-0

  • “Vatra Labe” nderon mikun e shqiptarëve, shkrimtarin Dinos Kubatis

  • Qarkorja e re: Siguracioni dhe të ardhurat, pikat kyçe për lejet e qëndrimit

  • Shqipëri-Kosovë, mbledhja e përbashkët në Tiranë

  • Koferenca e Federatës së Shoqatave Shqiptare në Greqi

  • PREZANTIM LIBRI NE DETROIT

  • album2