Përmbytjet në Atikën perëndimore, nis dhënia e kompensimit 5.000 euro; çfarë duhet të kenë emigrantët

Tribuna

Ministria e infrastrukturës ka filluar dhënien e kompensimit të emergjencës me vlerë 5.000 euro për të prekurit nga përmbytjet e 15 nëntorit në Atikën Perëndimore.

Të interesuarit që të aplikojnë për marrjen e kompensimit, duhet të paraqesin -përveç niptit fiskal (AFM dhe numrit të llogarisë IBAN:

1.Qytetarët grekë fotokopje të letërnjoftimit ose vërtetimin provizor dhënë nga autoritetet në rast se letërnjoftimi ka humbur si pasojë e përmbytjes.

EMIGRANTËT: Fotokopje të pasaportës dhe të lejes së qëndrimit (për identifikimin e aplikuesit).

2.Fotografi të banesave të dëmtuara nga përmbytjet. Foto duhet të jenë firmosur nga pronari apo qeraxhiu. Fotografitë duhet të pasqyrojnë sa më mirë situatën me qëllim që të evitohet kryerja e një autopsie të dytë.

Fotokopje të një fature të kohëve të fundit të korrentit, apo të ujit apo të telefonit, për vërtetimin e adresës ku ndodhet objekti i dëmtuar.

Të dhënat e tjera kërkohen dhe verifikohen nga shërbimet e ministrisë së infrastrukturës në bashkëpunim me autoritetin e pavarur të të ardhurave publike, me qëllim që të shmanget sorollatja e qytetarëve.

Dorëzimi i aplikimeve bëhet në katin e parë të Bashkisë mandra dhe në qendrën e shërbimit të qytetarëve (KEP), Nea Peramo.

Për qytetarët që nuk do të arrijnë të paraqesin në kohë aplikimet e tyre, do të njoftohen afate të reja, menjëherë pas përmbylljes së ciklit të parë.

Me finalizimin e procesit të dhënies së kompensimit të emergjencës për banesat, do të fillojë i njëjti proces për përfituesit e kompensimit prej 8.000 eurosh për bizneset.

Kujtojmë se dëmshpërblimet që parashikohen nga ligji për riparimin e objekteve të dëmtuara janë si më poshtë:

1000 euro metri katror për rindërtimin e banesës,

500 euro metri katror për rindërtimin e godinës së biznesit

300 euro metri katror për rindërtimin e magazinës

dhe

60 euro metri katror për riparimin e banesës

40 euro metri katror për riparimin e godinës së biznesit

20 euro metri katror për riparimin e magazinës.

01 Dhjetor 2017

Shqiptari dhe greku arrestohen me 3 kg kokainë

Një shtetas shqiptar dhe një grek janë arrestuar në Iraklion, kryeqendra administrative e ishullit të Kretës. Ata akuzohen për posedimin dhe trafikimin e sasive të mëdha të drogave të forta.

FOTO GALERI


  • Organizata e emigrantëve “Arogji-Përkrahja”në 3 vjetorin e krijimit

  • SHQIPËRI-FRANCË: 1-0

  • “Vatra Labe” nderon mikun e shqiptarëve, shkrimtarin Dinos Kubatis

  • Qarkorja e re: Siguracioni dhe të ardhurat, pikat kyçe për lejet e qëndrimit

  • Shqipëri-Kosovë, mbledhja e përbashkët në Tiranë

  • Koferenca e Federatës së Shoqatave Shqiptare në Greqi

  • PREZANTIM LIBRI NE DETROIT

  • album2