Moti i keq “izolon” Shqipërinë. Rinasi i mbyllur, Kakavijë-Gjirokastër e pakalueshme në njerin krah

Tribuna

Moti i keq me reshje të dendura shiu që ka përshirë të gjithë territorin prej ditës së djeshme ka shkaktuar problematika në qarkullim dhe ndërprerje të energjisë elektrike.

Më herët gjatë të enjtes, si pasojë e stuhisë që përfshiu Fierin, një elektriçist humbi jetën nga kontakti me rrymën. Edhe pse kolegët e dërguan 50-vjeçarin Sabri Vriga në spital, ai nuk arriti të mbijetojë.

Në Shkodër tre punonjës të OSHEE u plagosen nga shpërthimi i një automati, në nënstacionin e qytetit, ku kishin shkuar për të rregulluar defektin që kishte lënë qytetin pa energji. Të plagosurit u transportuan në Tiranë për trajtim më të specializuar,

Ministria e Arsimit urdhëroi mbylljen e të gjitha shkollave, kopshteve dhe çerdheve gjatë ditës së premte, ndërsa këshillohet që të evitohen udhëtimet edhe në zonat malore, ku rreziku vjen nga përrenjtë malorë.

Policia ka angazhuar në operacione evakuimi edhe forcat e saj speciale, ndërkohë që në terren kanë dalë edhe njësi të ushtrisë.

Situata e rënduar ka shkaktuar edhe problem me energjinë. Sipas një komunikate të Komitetit të Koordinimit të Emergjencave Civile dhe Krizave, “ka pasur problem furnizimi me energji të dy hidrovorëve të Velipojës, që ndërkohë është zgjidhur. Janë pa energji rreth 75,000 mijë abonentë dhe nuk janë në funksionon 62 fidera”.

Autoritetet i kanë bërë thirrje qytetarëve që të evitojnë lëvizjet në zonat e rrezikuara, apo ku vërehen rrjedha uji, si dhe të kontaktojnë me to për çdo situatë rreziku.

Sipas Zyrës së Emergjencave Civile, autostrada Tiranë-Durrës është e kalueshme me vështirësi ndërsa krahu Durrës-Tiranë është i pakalueshëm si pasojë e përmbytjeve. Rruga Ndroq-Durrës është e kalueshme.

Në Vlorë prej orës 01:00 pas mesnate kanë nisur të shënohen problematikat e para. Rruga nacionale Vlorë- Llogara është bllokuar. Situata është krijuar për shkak të rreshjeve të furishmë të cilat kanë rrëzuar gurë dhe dhera.

Po monitorohet edhe situata në qytet, ku aktualisht gjenden nën ujë akset kryesore lidhëse mes bulevardit dhe rrugës Trasballkanike.

Sakaq, situata prezantohet problematika edhe në zonat periferike të qytetit. Shtabi i Emergjencave raporton se edhe Vjosa është në pikë kritike. Të dhënat paraprake flasin për rritjen e nivelit ne kuotat e 5.5m.

Sipas specialistëve në 5.8 m pritet të nisë evakuimi. Vjosa del nga shtati nëse arrin 6.3 m. Sipas ritmit të prurjeve, lumi rrezikon të dalë nga shtrati orët e mesditës. Në Novoselë, gjasat janë të përseriten përmbytjet masive të vitit 2015-të.

Në Korçë, janë regjistruar reshje të dendura shiu gjatë orëve të natës dhe vijojnë me intensitet edhe në këto momente.Reshjet e dendura të shiut kanë sjellë bllokimin e aksit Lozhan-Moglicë si pasojë e rrëshqitjes së gurëve.

Rrëshqitje gurësh ka pasur dhe në aksin Bilisht-Kapshticë, por pas ndërhyrjes rruga është zhbllokuar. Ndërkohë në Maliq dhe fshatin Lekas moti i keq ka ndërprerë energjinë elektrike prej 7 orësh. Rrezikohet të përmbytet fusha e Maliqit e cila është pika me delikate në qarkun e Korçës.

Në Gjirokastër, liqeni i Viroit ka dalë nga shtrati që nga mbrëmja e djeshme duke shkaktuar përmbytje në pjesën e poshtme të Gjirokastrës, ndërsa në rrugët e brendshme ka vështirësi në qarkullim. Rruga nacionale Gjirokastër-Kakavijë është e pakalueshme në njërin krah.

Në Skrapar, një pjesë e fshatrave janë pa energji elektrike pasi era e fortë ka shkëputur disa linja të tensionit të lartë.Në hyrje të Poliçanit, në afërsi të fshatit Plizë është shembur një urë si pasojë e rrëshqitjes së dherave. Në aksin Berat-Skrapar ka rrëshqitje të gurëve dhe dherave në rrugë dhe për pasojë mjetet qarkullojnë me vështirësi.

Në monitorim të plotë po mbahet lagjia e Dafinave në bashkine e Ures Vajgurore, pasi niveli mjaft i ulët ku është ndërtuar vë në rrezik banesat nëse uji del nga shtrati në këtë zonë.

01 Dhjetor 2017

Shqiptari dhe greku arrestohen me 3 kg kokainë

Një shtetas shqiptar dhe një grek janë arrestuar në Iraklion, kryeqendra administrative e ishullit të Kretës. Ata akuzohen për posedimin dhe trafikimin e sasive të mëdha të drogave të forta.

FOTO GALERI


  • Organizata e emigrantëve “Arogji-Përkrahja”në 3 vjetorin e krijimit

  • SHQIPËRI-FRANCË: 1-0

  • “Vatra Labe” nderon mikun e shqiptarëve, shkrimtarin Dinos Kubatis

  • Qarkorja e re: Siguracioni dhe të ardhurat, pikat kyçe për lejet e qëndrimit

  • Shqipëri-Kosovë, mbledhja e përbashkët në Tiranë

  • Koferenca e Federatës së Shoqatave Shqiptare në Greqi

  • PREZANTIM LIBRI NE DETROIT

  • album2