Ishulli Kea: Kapet gomonia me 2 tonë kanabis, në pranga shqiptarë dhe italianë

Tribuna

Autoritetet policore greke po vazhdojnë operacionin në tokë pas ndalimit të një gomoneje të ngarkuar me drogë, që ishte nisur nga brigjet shqiptare.

Te dhenat e para te publikuara nga mediat greke thone se ne zonen bregdetare ne jug te Athines jane arrestuar paraditen e te dieles 4 shtetas shqiptare dhe dy italiane. Nderkohe qe tre persona e te tjere, qe ndodheshin ne bordin e gomones, iu hodhen prangat mbremjen e djeshme, pas ndalimit te mjetit lundrues qe ishte ngarkuar me me shume se 2 tone droge.

Gomonia e nisur nga brigjet shqiptare, ishte tentuar te ndalohej qe ne momentin kur hyri ne ujerat greke te ishullit te Korfuzit. Por gomonia e pajisur me dy motorra me nga 350 kuaj fuqi, mundi t'i shpetonte rrethimit.

Atehere nisi operacioni me i madh i policise bregdetare greke, me pjesemarrjen edhe te helikoptereve. Gjate perndjekjes gomonia eshte qelluar nga snaipere. Sipas mediave, ka pasur nje te plagosur, por kjo nuk eshte konfirmuar nga autoritetet.

Perndjekja ka perfunduar mbremjen e te shtunes ne ishullin Kea, perballe Athines.

Vone mbremjen e te shtunes gomonia eshte rimorkiuar ne portin e Pireut, ku po ruhet. Sa i perket sasise se droges, mediat greke raportojne se pas peshimit ajo ka rezultuar te jete me shume se dy tone.

Burime zyrtare te pyetura nga Tribuna News, kane konfirmuar realizimin e operacionit, por nuk kane pranuar te japin asnje detaj, me argumentin se veprimet operacionale po vazhdojne. Burimet kane shtuar se shtabi i policise bregdetare greke do te nxjerre nje komunikate per shtyp atehere kur kete perfunduar i gjithe operacioni dhe te jete zbardhur gjithe skema e ngjarjes.

26 Nentor 2017

Shqiptari dhe greku arrestohen me 3 kg kokainë

Një shtetas shqiptar dhe një grek janë arrestuar në Iraklion, kryeqendra administrative e ishullit të Kretës. Ata akuzohen për posedimin dhe trafikimin e sasive të mëdha të drogave të forta.

FOTO GALERI


  • Organizata e emigrantëve “Arogji-Përkrahja”në 3 vjetorin e krijimit

  • SHQIPËRI-FRANCË: 1-0

  • “Vatra Labe” nderon mikun e shqiptarëve, shkrimtarin Dinos Kubatis

  • Qarkorja e re: Siguracioni dhe të ardhurat, pikat kyçe për lejet e qëndrimit

  • Shqipëri-Kosovë, mbledhja e përbashkët në Tiranë

  • Koferenca e Federatës së Shoqatave Shqiptare në Greqi

  • PREZANTIM LIBRI NE DETROIT

  • album2