Muzika e Mikis Theodorakis “rrëmben zemrat” në Tiranë

ATSH - Tribuna
Këngëtari Kostas Makedhonas gjatë koncertit në Tiranë

Orkestra popullore greke, “Mikis Theodorakis”, një nga orkestrat më të njohura në rajon e më gjerë, i ka rrëmbyer zemrat e publikut shqiptar me koncertin e zhvilluar në Tiranë, raporton ATSH.

Koncerti u mbajt në Qendrën Kulturore të Katedrales “Ngjallja e Krishtit”, ku artdashës të shumtë kishin mbushur sallën, për të ndjekur repertorin muzikor të kompozitorit të madh grek, Mikis Thedhorakis.

Pjesët muzikore u kënduan nga këngëtarët e njohur grek, Sofia Papazoglu dhe Kostas Makedhonas. Ndërsa një tjetër muzikë që përcolli ky koncert erdhi e frymëzuar nga shpirti i poetëve të mëdhenj kombëtarë e botërorë, si Janis Ricos, Taso Livadhisis e të tjerë.

Koncertin e përshëndeti edhe Hirësia e tij Anastas, i cili tha se e vërteta, por sidomos dashuria jane dy prej shtyllave të rëndësishme të bashkëjetesës fetare.

E pranishme ishte dhe vajza e kompozitorit të madh, që lexoi përshëndetjen e Theodhorakis. Në pamundësi për të ardhur në Tiranë ai ka shprehur ndjenjat më të thella miqësore drejt popullit shqiptar.

“Ju falënderoj nxehtësisht, pse falë Jush muzika ime dhe orkestra që mban emrin tim prezantohen para grekëve që jetojnë në Tiranë, por edhe para publikut shqiptar, për të cilin ruaj gjithmonë ndjenja miqësore. Përndryshe, nuk do të harroj kurrë gëzimin dhe emocionin që ndjeva kur m’u dha dikur rasti që të vizitoj Shqipoërinë dhe të prezantoj unë vetë veprat e mia para atij publiku. Me respekt të thellë dhe dashuri, Mikis Theodorakis”, thuhet në letrën që kompozitori i madh grek i dërgoi me këtë rast Kryepeshkopit të Kishës Autoqefale Ortodokse Shqiptare, Hirësisë së tij Anastas.

(Mikis Theodorakis ka dhënë koncert në Tiranë në vitin 1988).

Epilogu i këtij koncerti që solli një atmosferë ndryshe në Qendrën Kulturore të Katedrales “Ngjallja e Krishtit”, ishte “Vallja e Zorbës”.

Mikis Theodorakis është kompozitor me krijimtari të jashtëzakonshme, ai njihet jo vetëm në zhanrin e këngës së thjeshtë, por edhe të operas, muzikës së filmit, muzikës së dhomës dhe atë simfonike. Mikis Theodorakis njihet si kompozitori që u ka dhënë jetë në këngë poezive. Ai ka kompozuar mbi 1 mijë këngë, ku një pjesë e madhe e teksteve janë poezi të nobelistëve grekë dhe të huaj.

21 Nentor 2017

Shqiptari dhe greku arrestohen me 3 kg kokainë

Një shtetas shqiptar dhe një grek janë arrestuar në Iraklion, kryeqendra administrative e ishullit të Kretës. Ata akuzohen për posedimin dhe trafikimin e sasive të mëdha të drogave të forta.

FOTO GALERI


  • Organizata e emigrantëve “Arogji-Përkrahja”në 3 vjetorin e krijimit

  • SHQIPËRI-FRANCË: 1-0

  • “Vatra Labe” nderon mikun e shqiptarëve, shkrimtarin Dinos Kubatis

  • Qarkorja e re: Siguracioni dhe të ardhurat, pikat kyçe për lejet e qëndrimit

  • Shqipëri-Kosovë, mbledhja e përbashkët në Tiranë

  • Koferenca e Federatës së Shoqatave Shqiptare në Greqi

  • PREZANTIM LIBRI NE DETROIT

  • album2