Qeveria greke, mbështetje financiare për të dëmtuarit nga përmbytjet

Tribuna

Qeveria greke ka shpallur të hënën mbështetjen emergjente financiare për të dëmtuarit nga përmbytjet e ditëve të fundit, jo vetëm në Atikën Perëndimore, por edhe në zona të tjera të Greqisë.

Siç bëri të ditur zëdhënësi i qeverisë, Dimitris Tzanakopoulos, sapo të përfundojë inventarizimi i dëmeve, do të fillojë menjëherë dëmshpërblimi i familjeve dhe bizneseve që janë dëmtuar.

Lidhur me kontrollet teknike që janë bërë, zëdhënësi tha se deri tani, ekipet e ministrisë së infrastrukturës dhe transporteve kanë kryer 1.154 kontrolle për evidentimin e dëmeve në bashkinë e Mandras dhe në njësinë bashkiake Nea Peramos.

Në Mandra, 733 prej objekteve që u kontrolluan kanë pësuar dëme dhe duhet që pronarët të marrin dëmshpërblim. Nga këto, 588 janë banesa, 67 biznese, 5 godina publike dhe 73 magazina-depo dhe bodrume.

Në bashkinë Megara dhe njësinë bashkiake Nea Paramos janë 222 objektet për të cilat do të jepet dëmshpërblim. Janë 142 banesa, 30 biznese, 2 godina shtetërore dhe 48 magazina e bodrume.

Zëdhënesi i qeverisë tha se kontrollet po zhvillohen me intensitet të lartë, me qëllim që të përfundojnë brenda javës, kështu që të fillojë pa vonesë procesi i dëmshpërblimeve.

Tzanakopoulos shtoi se dëmshpërblimet që parashikohen nga ligji për riparimin e objekteve të dëmtuara janë si më poshtë:

1000 euro metri katror për rindërtimin e banesës,

500 euro metri katror për rindërtimin e godinës së biznesit

300 euro metri katror për rindërtimin e magazinës

dhe

60 euro metri katror për riparimin e banesës

40 euro metri katror për riparimin e godinës së biznesit

20 euro metri katror për riparimin e magazinës.

Përveç dëmshpërblime që parashikohen nga ligji, qeveria ka vendosur të japë dhe një ndihmë emergjente financiare. Gjithë familjet e dëmtuara do të marrin nga 5.000 euro, ndërsa bizneset e dëmtuara nga 8.000 euro.

Siç tha zëdhënësi i qeverisë, kjo ndihmë emergjente do të jepet edhe në disa zona të tjera të Greqisë që gjithashtu u prekën nga përmbytjet javët e fundit. Këto zona janë:

Ishulli Simi, ishulli Samothraki, bashkia Agias në Larisa dhe bregdeti i Katerinit.

20 Nentor 2017

Shqiptari dhe greku arrestohen me 3 kg kokainë

Një shtetas shqiptar dhe një grek janë arrestuar në Iraklion, kryeqendra administrative e ishullit të Kretës. Ata akuzohen për posedimin dhe trafikimin e sasive të mëdha të drogave të forta.

FOTO GALERI


  • Organizata e emigrantëve “Arogji-Përkrahja”në 3 vjetorin e krijimit

  • SHQIPËRI-FRANCË: 1-0

  • “Vatra Labe” nderon mikun e shqiptarëve, shkrimtarin Dinos Kubatis

  • Qarkorja e re: Siguracioni dhe të ardhurat, pikat kyçe për lejet e qëndrimit

  • Shqipëri-Kosovë, mbledhja e përbashkët në Tiranë

  • Koferenca e Federatës së Shoqatave Shqiptare në Greqi

  • PREZANTIM LIBRI NE DETROIT

  • album2