Eurot në makinën e Sotës, Prokuroria: Janë të Tahirit

Zëri i Amerikës

Në Shqipëri prokurorët e Krimeve të Rënda thanë sot se ata dyshojnë se shuma prej 860 mijë eurosh e cila u gjet në makinën e biznesmenit Orest Sota tre javë më pare, i përket ish ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. Këto deklarime prokurorët i bënë gjatë seancës për rivlerësimin e masës së sigurisë ndaj biznesmenit Sota, duke shpjeguar se sipas tyre prejardhja e parave dyshohet të jetë nga aktivitete kriminale. Prokuroria po e heton zotin Tahiri pasi dyshon se ai ka patur lidhje me grupin e Habilajve, i përfshirë në trafikun e marijuanës drejt Italisë.

Dyshimet për një lidhje të parave dhe ish ministrit lindën pasi në makinën e biznesmenit u gjetën dy patenta lundrimi të zotit Tahiri. Por avokati mbrojtës i biznesmenit 25 vjecar, tha sot se është e vërtetuar sipas tij dhe nga përgjimet telefonike të kryera nga Prokuroria se patentat ishin harruar në makinë rreth një muaj më parë nga shoferi i zotit Tahiri.

Lidhur me sasinë e madhe të parave në cash, avokati Fatmir Braka, tha se janë dorëzuar provat që dëshmojnë se burimi i parave ishte i ligjshëm dhe se ato do të shërbenin si garanci për blerjen e një sasie hekuri në kompaninë Kurum nga i ati i Orest Sotës, një biznesmen i njohur i hekurit. Avokati kundërshtoi pretendimet e Prokurorisë se kompania Kurum nuk kishte dijeni për transaksionin, duke thënë se prokurorët kanë pyetur vetëm një financier të kompanisë, ndërkohë që ekzistojnë komunikimet telefonike të të atit të Sotës me drejtuesit më të lartë të Kurumit, kompani me të cilën edhe pas arrestimit të djalit, biznesmeni i hekurit ka kryer veprime me vlera mbi 700 mijë euro, deklaroi avokati.

20 Nentor 2017

Shqiptari dhe greku arrestohen me 3 kg kokainë

Një shtetas shqiptar dhe një grek janë arrestuar në Iraklion, kryeqendra administrative e ishullit të Kretës. Ata akuzohen për posedimin dhe trafikimin e sasive të mëdha të drogave të forta.

FOTO GALERI


  • Organizata e emigrantëve “Arogji-Përkrahja”në 3 vjetorin e krijimit

  • SHQIPËRI-FRANCË: 1-0

  • “Vatra Labe” nderon mikun e shqiptarëve, shkrimtarin Dinos Kubatis

  • Qarkorja e re: Siguracioni dhe të ardhurat, pikat kyçe për lejet e qëndrimit

  • Shqipëri-Kosovë, mbledhja e përbashkët në Tiranë

  • Koferenca e Federatës së Shoqatave Shqiptare në Greqi

  • PREZANTIM LIBRI NE DETROIT

  • album2