Fofi Genimata fiton bindshëm zgjedhjet për kreun e Koalicionit të Qendrës së Majtë

Tribuna

Kryetarja e PASOK-ut, Fofi Genimata ka arritur një fitore të pastër në turin e dytë të zgjedhjeve për kreun e Koalicionit të Qendrës së Majtë që u zhvilluan të dielën. Ajo ka marrë gati 57% të votave, kundrejt rivalit Nikos Andrulakis (43,3%).

Në deklaratën e parë pas konfirmimit të rezultatit, Genimatas falënderoi “mijërat e qytetarëve përparimtarë që për herë të dytë ishin fuqishëm prezentë në kutitë e votimit... Jam krejtësisht e vetëdijshme për përgjegjësitë që na ngarkon mandati i pastër që na dhanë qytetarët. Koalicioni i Madh Demokratik është këtu”, deklaroi ndër të tjera Fofi Genimata.

Përveç rezultatit, nga koalicioni i qendrës së majtë është përshëndetur pjesëmarrja në këto zgjedhje, pasi më shumë se 175.000 qytetarë iu drejtuan për të dytën herë brenda një jave kutive të votimit, shifër që përbënte 75% të numrit të përgjithshëm që kishin votuar të dielën e parë.

Zonjën Genimatas e kanë uruar për fitoren gjithë liderët e partive politike të spektrit demokratik.

Kryeministri Tsipras, me anë të një mesazhi në Twitter bëri të ditur se i kishte telefonuar Fofi Genimata-së për t’i uruar fitoren. Tsipras nënvizon se “pjesëmarrja e konsiderueshme e qytetarëve në zhvillimet politike është një mesazh pozitiv për sistemin tonë politik”.

“Shpresoj që zgjedhja e zonjës Genimata të ndihmojë në përmirësimin e marrëdhënieve dhe dialogun ndërmjet forcave progresive në vendin tonë, ashtu siç po bëhet në gjithë Europën”, përfundon Tsipras.

Ndërsa kryetari i Demokracisë së re, Kyriakos Mitsotakis, i shprehu po në Twitter, urimet për kreun e Koalicionit të majtë.

“Dua të përgëzoj zonjën Genimata për zgjedhjen e saj. Dhe shpresoj gjithmonë në një bashkëpunim të sinqertë për çështjet e rëndësishme të vendit”, vë në dukje kreu i opozitës.

20 Nentor 2017

Shqiptari dhe greku arrestohen me 3 kg kokainë

Një shtetas shqiptar dhe një grek janë arrestuar në Iraklion, kryeqendra administrative e ishullit të Kretës. Ata akuzohen për posedimin dhe trafikimin e sasive të mëdha të drogave të forta.

FOTO GALERI


  • Organizata e emigrantëve “Arogji-Përkrahja”në 3 vjetorin e krijimit

  • SHQIPËRI-FRANCË: 1-0

  • “Vatra Labe” nderon mikun e shqiptarëve, shkrimtarin Dinos Kubatis

  • Qarkorja e re: Siguracioni dhe të ardhurat, pikat kyçe për lejet e qëndrimit

  • Shqipëri-Kosovë, mbledhja e përbashkët në Tiranë

  • Koferenca e Federatës së Shoqatave Shqiptare në Greqi

  • PREZANTIM LIBRI NE DETROIT

  • album2